Gjatë 24-orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 22 persona, si dhe janë regjistruar 561 raste positive nga 1901 persona. Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë ka bërë me dije se personat e diagnostikuar pozitiv janë si më poshtë: Shkup-271, Kumanovë29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Strugë-3, Veles-20, Manastir-17, Ohër-11, Kavadar-18, Gostivar-10, Gjevgjeli-15, Strumicë-32, Kriva Pallankë-3, Radovish-2, Krushevë-1, Koçanë-12, Probishtip-4, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-8, Vinicë-1, Delçevë-1, Kratovë-03, Sveti Nikollë-5, Kërçovë-6, Resnjë-2 dhe Negotinë-4.
Kujtojmë se numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i të vdekurve 919, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 7408.