Gjatë një aksioni të zhvilluar natën që sapo lamë pas, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin me radar në disa akse në Tiranë.
Për pasojë janë ndëshkuar disa drejtues mjetesh.
I gjithë procesi është zhvilluar me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kështu, pas disa orësh kontroll janë pezulluar 23 leje drejtimi, nga këto 12 për shpejtësi tej normave të lejuar dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu 6 drejtues mjetesh janë arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Vijon monitorimi me Radar, në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtues mjetesh: Rruga është e të gjithëve dhe jeta është e shtrenjtë. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.
23 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
6 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në akset me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.
Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësisë që varionin 151 km/h – 173 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , për disa orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 151 km/h – 173 km/h, .rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.26 mg/l deri 0.49 mg/l.