• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

BE “kërcënon” Lukashenkon me sanksione

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
BE “kërcënon” Lukashenkon me sanksione
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian paralajmëroi se është i gatshëm të godasë me sanksione Alyaksandr Lukashenkën – udhëheqësin autokratik të Bjellorusisë – në përgjigje të zgjedhjeve “mashtruese” presidenciale dhe shtypjes “së dhunshme” të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij.

Gjatë takimit në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së përsëritën se zgjedhjet e gushtit në Bjellorusi “nuk kanë qenë as të lira, as të drejta” dhe se Lukashenka “nuk ka asnjë legjitimitet demokratik”.





Ministrat gjithashtu theksuan në një deklaratë “të drejtën demokratike të popullit bjellorus për të zgjedhur presidentin e tij, përmes zgjedhjeve të reja, të lira dhe të ndershme, pa ndërhyrje të jashtme”, dënuan fuqishëm “shtypjen e vazhdueshme [të protestave]” dhe kërkuan lirimin e “të gjithë personave të ndaluar në mënyrë arbitrare”.

Ditë më parë, BE-ja ka rënë dakord që t’iu ndalojë vizat dhe t’iu ngrijë pasurinë mbi 40 zyrtarëve bjellorusë për rolin e tyre të pretenduar në shtypjen e protestuesve dhe të opozitës, si dhe për mashtrime gjatë zgjedhjeve.

Lukashenka nuk është përfshirë në listën e sanksioneve, por ministrat e Jashtëm të BE-së theksuan gatishmërinë e bllokut për të marrë “masa të mëtejshme kufizuese kundër njësive dhe zyrtarëve të rangut të lartë, përfshirë [Lukashenkën], nëse situata nuk përmirësohet”.

Lukashenka pretendon se i ka fituar zgjedhjet e 9 gushtit – gjë që ka shkaktuar javë të tëra protestash në rrugë.

Më 11 tetor, mijëra njerëz morën pjesë në tubime në Minsk dhe gjetkë nëpër Bjellorusi, duke kërkuar dorëheqjen e Lukashenkës.

Sipas Ministrisë së Brendshme bjelloruse, 713 persona u arrestuan nga forcat e sigurisë gjatë protestave dhe 570 prej tyre mbeten në paraburgim./rel

Pas

Beni Kujdes! Ja sa do paguani nëse do dilni pa maskë nga e enjtja

Para

Qyteti ‘mbërthehet’ nga shirat e dendur, Bashkia jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Para
Qyteti ‘mbërthehet’ nga shirat e dendur, Bashkia jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Qyteti ‘mbërthehet’ nga shirat e dendur, Bashkia jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

nga Fast News
09:00 | 11/09/2025
0

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

nga Fast News
08:30 | 11/09/2025
0

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

Ekonomia nuk krijon vende të reja pune, papunësia mbetet e pandryshuar

nga Fast News
08:00 | 11/09/2025
0

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

Ermal Dredha jep dorëheqjen si kryetar i bashkisë së Vlorës, zbulohen arsyet

nga Fast News
21:42 | 10/09/2025
0

Recent News

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

09:00 | 11/09/2025
Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

Publikohet formulari i ri i DIVA, kush ka fëmijë nën 18-vjeç do të paguajë më pak taksa

08:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar