• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vera përgjak rrugët, 325 aksidente në dy muaj. Ja sa viktima u shënuan

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Vera përgjak rrugët, 325 aksidente në dy muaj. Ja sa viktima u shënuan
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Masat shtrënguese të ndërmarra nga ana e policisë rrugore gjatë sezonit veror nuk ulën aksidentet rrugore duke përgjakur rrugët e vendit. Kështu vetëm në muajin korrik dhe gusht në të gjithë vendin u shënuan 325 aksidente ku për pasojë u shënuan 38 viktima.

Shkak sërish është bërë sjellja e papërgjegjshme e drejtuesve të automjeteve ndërsa shkeljet më të shpeshta janë parakalimet e gabuara si dhe shpejtësia tej normave të lejuara. As rritja e numrit të gjobave nuk ka ulur aksidentet që shpesh kanë shkaktuar viktima.





Për ekspertin e aksidenteve, Gëzim Hoxha rritja e masave ndëshkuese nuk është zgjidhje. Sipas tij siguria rrugore nuk i takon vetëm policisë ndërsa sugjeron se duhet ngritur një autoritet i sigurisë rrugore për të bërë studime mbi arsyet që shkaktojnë aksidente në mënyrë që të parandalohen.

“Këto masa janë të domosdoshme, por çfarë ndodh. Çdo vit është i njëjti avaz, rrugët janë të përgjakura dhe sivjet fatkeqësisht janë më shumë se një vit më parë. Pra jemi në kushtet kur nuk ndryshon asgjë, duhet të krijohet një organizëm i sigurisë rrugore siç është autoriteti i ushqimit duhet të jetë autoritetit i sigurisë ushqimore. Ky autoritet duhet të mbledhë të dhëna të bëjë studime dhe t’i vendosi detyra policisë rrugore”- u shpreh eksperti aksidenteve, Gëzim Hoxha.

Shpesh shkak për regjistrimin e aksidenteve bëhet edhe infrastruktura. Problematikë e tillë u evidentua dhe në aksidentin e regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin Burrel- Klos ku u përfshi një mjet i tonazhit të rëndë me një automjet tjetër. Ky është një episod i përsëritur në këtë zone, pasi tre urat në rrugën nacionale janë me një sens lëvizjeje.

Për ekspertin, Gëzim Hoxha rrugët në Shqipëri janë brenda standardeve, por problemi qëndron edhe tek mosrespektimi i sinjalistikës rrugore nga drejtuesit e automjeteve si dhe mungesa e saj.

“Ne infrastrukturën do të thosha ne kemi të gjithë rrugët e reja, do thosha që ne kemi ndër rrugët më të mira. Por ne nuk zbatojmë sinjalistikën pra enti pronar i rrugës duhet të vendosi sinjalistikë perfekte sipas kodit rrugor dhe nuk përfshihesh në aksidente. Shkojmë në Mal të Zi rrugët janë të ngushta megjithatë nuk kanë kaq shumë aksidente ata pasi zbatojnë kodin rrugor, vetëm ne se jemi të padurueshëm dhe thyejmë rregullat por rrugët i kemi shumë të mira”- u shpreh eksperti aksidenteve, Gëzim Hoxha.

Ndonëse viti 2020 është pagëzuar nga ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj si viti i sigurisë rrugore shifrat e regjistruara të paktën gjatë sezonit veror tregojnë të kundërtën.

Pas

Xhironte një film/ Ndahet nga jeta papritur aktori i njohur i shumë serialeve turke

Para

Rama kërkon një mandat të tretë, flet me bindje

Para
Rama kërkon një mandat të tretë, flet me bindje

Rama kërkon një mandat të tretë, flet me bindje

Të Gjitha

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

nga Fast News
15:10 | 13/08/2025
0

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

nga Fast News
10:20 | 13/08/2025
0

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

Thyhen rekordet e temperaturave, nxehtësia ekstreme përfshin Evropën

nga Fast News
10:00 | 13/08/2025
0

10 zakone të femrave të suksesshme

10 zakone të femrave të suksesshme

nga Fast News
09:52 | 13/08/2025
0

Recent News

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

“Muzikanti 2.0” dhe Teknologjia: Formula e re e suksesit për artistët e rinj

15:10 | 13/08/2025
Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

Raporti i Altax: Shqipëria, ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon, ndikojnë taksat dhe mungesa e ndihmës ekonomike

10:20 | 13/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar