• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Të ngrëntë mortja, pse nuk e vrave”, fqinji abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 5-vjeçare, babai bën rrëfimin e rëndë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Të ngrëntë mortja, pse nuk e vrave”, fqinji abuzoi s*ksualisht me vajzën e tij 5-vjeçare, babai bën rrëfimin e rëndë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Historia ime”, solli historinë tepër të trishtë të një familje. Babai rrëfeu në studio se si fqinji 48-vjeçar ngacmoi sekualisht vajzën e tij 5-vjeçare. Ai u shpreh se pas ngjarjes së rëndë familja e tij e ka përjetuar shumë keq dhe ai për 10 ditë nuk ka ngrënë as ushqim. Më tej, ai shton se për shkak të fjalëve të njerëzve është detyruar të largohet nga banesa dhe të shkojë tek prindërit e gruas.

Por sërish u rikthye në shtëpinë e tij së bashku me familjen dhe shprehet se ende njerëzit i gjykojnë dhe fajësojnë atë dhe gruan për ngjarjen që ndodhi.



Mirela Milori: Si u ndjeve? Si ishte momenti i parë kur dëgjove atë dëshmi?

Babai: Unë kam kaluar shumë keq faktikisht. Kam ndenjur 10 ditë pa ngrënë, nga ky siklet që kam patur, edhe unë dhe nusja ime. Nuk kam ndenjur shumë në shtëpi. Pasi bëmë këtë në polici, ditën tjetër ika nga ai vend, ika se e morrën vesh të gjithë njerëzit dhe nuk mund të rrija dot më aty. Vinin njerëz, komshinj, kush kalonte dhe thoshte, ndodhi kjo gjë, po ku ndodhi? Ja tek kjo shtëpia këtu dhe më vinin njerëzit aty afër. Çupa po dëgjonte dhe ia kujtonin prapë dhe thashë të iknim.

Mirela Milori: Ike nga qyteti ku jetoje?

Babai: Po ika që andej.

Mirela Milori: Ku jeton?

Babai: Jetoj në Berat, kam ikur tek vjehrri dhe vjehrra. Kam ndenjur 9-10 ditë. Nuk durova dot më atje u ktheva prapë në shtëpi. Prapë atje njerëzit përgojojnë… ja ky nuk ishte aq i zoti ta ruante fëmijën. Mirë ky s’ka qenë aty, mirëpo nusja, ka humbur fëmija rrugëve, mbahet me kujdes.

Mirela Milori: Ju fajësojnë ju?

Babai: Po na fajësojnë sikur e kemi ne fajin. Nusen nuk e kam mirë, ajo është traumatizuar aq keq, sa më tha mua duhet të mundohesh të bësh të pamundurën të lëvizim nga ky vend, se unë nuk mund të jetoj dot këtu.

Mirela Milori: Miq, shokë, të afërm keni që t’ju rrinë afër në këtë moment?

Babai: Nuk para bëhem, nuk më pëlqejnë se merren me fjalë, me llafe, sidomos ky halli që më ra mua. Nuk e kanë që t’ju vijë keq. Shumica që më takonin në rrugë, më thoshin: Të ngrëntë mortja, pse nuk e vrave më thoshin. Duhet ta kishe vrarë, më thoshin të gjithë. Nuk ndihesha mirë.

Mirela Milori: Të ka vajtur ndonjëherë në mendje të bësh ndonjë gjë ekstreme?

Babai: Më vajti një moment, por mendova fëmijët, thashë do lë fëmijët rrugëve, kaq. Më erdhi një histori prapë në mendje dhe thashë nuk bëhet, do ta shikoj veten time, do ta bluaj, do ta ha në veten time këtë hall që kam./tvklan.al

Pas

Habit mjeku popullor, krijon ‘kurën’ për virusin, flet burri që ishte në prag të vdekjes dhemezi merrte frymë: Ja si më shëroi për 10 ditë

Para

“Më dukej sikur flija me vdekjen”, u infektua me virus, ish-deputetja shqiptare bën rrëfimin rrëqethës

Para
“Më dukej sikur flija me vdekjen”, u infektua me virus, ish-deputetja shqiptare bën rrëfimin rrëqethës

"Më dukej sikur flija me vdekjen", u infektua me virus, ish-deputetja shqiptare bën rrëfimin rrëqethës

Të Gjitha

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

nga Fast News
16:06 | 13/05/2025
0

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

nga Fast News
10:30 | 13/05/2025
0

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

Mbi 82 mijë nxënës dhe studentë në vitin e fundit akademik, ja shpërndarja sipas nivelit të arsimit dhe degëve të studimit

nga Fast News
10:00 | 13/05/2025
0

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

Pasojat e emigrimit/ Viti nis me rënie demografike, më shumë vdekje se lindje

nga Fast News
09:30 | 13/05/2025
0

Recent News

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

Humbja me konsensus – Kur Opozita shitet dhe demokracia poshtërohet

16:06 | 13/05/2025
Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

Punëtori që fiton 40 mijë euro për të punuar 2 ditë në vit

10:30 | 13/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar