• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Të dhënat alarmante/ Shqipëria e treta në Europë për vr*sjet në raport me popullsinë, ja çfarë thuhet

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Të dhënat alarmante/ Shqipëria e treta në Europë për vr*sjet në raport me popullsinë, ja çfarë thuhet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria renditet e treta në Europë për nivelin më të lartë të viktimave nga vrasjet në raport me popullsinë, pas Letonisë dhe Lituanisë, sipas të dhënave të Eurostat dhe INSTAT, që i referohen vitit 2017.

Në 2017-n, sipas INSTAT, në vend kishte gjithsej 68 viktima nga vrasjet, nga të cilët 56 ishin meshkuj dhe 12 ishin femra. Në raport me popullsinë e atij viti, të publikuar nga INSTAT, llogariten 2.36 vrasje për 100 mijë banorë.

Eurostat raporton se në vitin 2017, midis Shteteve Anëtare të BE-së, Letonia regjistroi nivelin më të lartë të vdekjeve në lidhje me sulmet me 3.75 vdekje për 100 000 banorë. Një shtet tjetër anëtar i Balltikut, Lituania e kishte këtë tregues 2.82 vdekje të lidhura me sulme për 100 000 banorë, duke u renditur e dyta.

Pas Shqipërisë, vijnë Malta dhe Rumania përkatësisht me 1.6 dhe 1.5 vdekje për 100 000 banorë. Nga vendet e rajonit, në Serbi ka 1.3 sulme me pasojë vdekjen, në raport me popullsinë. Në Tuqi, ky tregues është 1.7.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 0.7 viktima nga vrasjet për 100 mijë banorë. Në skajin e kundërt të shkallës, Luksemburgu regjistroi shkallën më të ulët të vdekjeve për shkak të sulmeve (0.2), pasuar nga Gjermania dhe Irlanda (të dyja 0.4), Franca (të dhëna të 2016), Italia dhe Sllovakia (tre të fundit regjistruan secila një normë prej 0.5).



Sipas Eurostat, në vitin 2016, gjithsej 3,124 njerëz vdiqën si rezultat i një sulmi në Bashkimin Evropian (BE). Kjo shifër ishte 312 më pak se një vit më parë dhe 901 më pak se në vitin 2011. Shumica e viktimave ishin burra (65%).

Shkalla e vdekjes nga sulmet qëndroi në 0.7 për 100 000 banorë në 2016 dhe ka qenë në një rënie të qëndrueshme që nga viti 2011 (kur ishte në 0.9 vdekje për 100 000 banorë).

Në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga vrasjet në 5 vitet e fundit është shënuar në 2016-n, me 99 humbje jete, duke zbritur në 68 përkatësisht në 2017 dhe 2018-n.

Në vitin 2019 kishte gjithsej 75 viktima nga vrasjet, nga të cilat 13 (ose 17%) ishin femra. Në raport me popullsinë, viktimat nga vrasjet për 100 mijë banorë u rritën në 2.62, nga 2.36 në 2017-n.

Në 2019-n ka rënë ndjeshëm numri i të dëmtuarve për veprën penale të vrasjes në tentativë, në 93, nga 150 vitin e mëparshëm. Revista Monitor

Pas

“Gëzuar 3 shtatorin” Kërkoi të shpallej festë kombëtare, Meta uron: Nderi dhe shpëtimi i Shqipërisë

Para

Bëni kujdes: Këto janë vendet më të papastra që prekni gjatë ditës, rrezikohet përhapja e virusit

Para
Bëni kujdes: Këto janë vendet më të papastra që prekni gjatë ditës, rrezikohet përhapja e virusit

Bëni kujdes: Këto janë vendet më të papastra që prekni gjatë ditës, rrezikohet përhapja e virusit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

nga Fast News
09:30 | 17/12/2025
0

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

Kushner tërhiqet nga marrëveshja me Serbinë, pas akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve

nga Fast News
09:00 | 17/12/2025
0

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

Nis prodhimi për makinën fluturuese, nga fantashkencë tashmë bëhet realitet

nga Fast News
08:30 | 17/12/2025
0

Recent News

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

10:00 | 17/12/2025
Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

Emigracioni, jo shteti, mban ekonominë lokale

09:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar