Ditën e sotme deputetja Rudina Hajdari është shprehur e revoltuar në Kuvend përsa i përket naftëtarëve të Ballshit të cilët kanë dalë në protestë për pagat që nuk kanë marrë.
Pas kësaj ajo ka reaguar sërish në rrjetet sociale po në lidhje me këtë temë.
Teksa zbardh se çfarë fshihet pas protestës së naftëtarëve dhe hedh akuza të forta ndaj përgjegjësve, Hajdari bën thirrje që të bashkohen për këtë kauzë tepër të rëndësishme dhe jetike për këta qytetarë.
REAGIM I PLOTE I DEPUTETES RUDINA HAJDARI
Para privatizimit te keq qe iu be ne kohen e qeverisjes se PD, ARMO edhe pse e keqmenaxhuar dhe e mbytur ne korrupsion ia dilte te paguante pagat e punetoreve, detyrimet ndaj te treteve si edhe ti linte shtetit rreth 12 milione usd fitim ne vit.
Armo ne ate kohe ka patur biles edhe dyfishin e punonjesve qe ka sot.
Sot, kur na qeveris PS, 12 vite mbas privatizimit, ARMO ka akumuluar nje borxh prej rreth 900 milione usd ndaj shtetit, ndaj paleve te treta dhe cfare eshte me e tmerrshmja ndaj punetoreve.
Ky padyshim eshte nje skandal I permasave kombetare dhe ne nje vend normal sot do te kishim para drejtesise personat pergjegjes. Ata qe kryen privatizimin, ata qe krijuan kete borxh si edhe ata qe sot po e vazhdojne ende kete skeme zhvatjeje.
A e dini se sa persona jane proceduar per kete ceshtje?
ASNJE!
Po kush eshte proceduar?
Punetoret e ARMOS qe kane protestuar e protestojne. Jane rrahur, jane arretsuar dhe jane proceduar nga policia sepse kerkojne pagat e tyre.
Pra ai qe shperdoron, keqmenaxhon e vjedh pronen publike ne Shqiperi konsiderohet njeri I nderuar.
Ai qe punon me ndershmeri dhe perkushtim nga mengjesi deri ne darke, konsiderohet kriminel.
E jo vetem kaq. Por perballet me heshtje.
Heshtje nga deputetet, heshtje nga qeveria, heshtje edhe nga ata qe e quajne veten gjasme opozite. Heshtje dhe vetem heshtje nga te gjithe ata qe paguhen per te folur e per ti mbrojtur.
Kjo eshte historia e Shqiperise.
Nuk jemi nje vend I varfer.
JO!
Punetoret e ARMOS nuk kane mbetur pa rroga sepse nentoka nuk ka nafte apo rafineria nuk eshte ne gjendje te mire pune, apo se nuk ka treg per produktin e saj.
JO!
Ata jane pa rroga sepse ky vend qeveriset prej 30 vitesh nga nje kaste te pangopurish qe pasurite e pamasa natyrore te vendit I perdorin vetem per pasurimin e tyre vetjak.