• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
5 years më parë

Si e sabotoi ministria e Arsimit mësimin parauniversitar

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
Si e sabotoi ministria e Arsimit mësimin parauniversitar

Nga Artan Fuga

Dihet përralla e milingonës me gjinkalllën, megjithëse gjinkala e shkretë në të vërtetë nuk ka faj. Milingona gjatë verës mblidhte zaire për dimër, kurse gjinkala këndonte. Kur milingona nuk iu përgjigj talljeve të gjinkallës, ajo mendonte për dimrin gjithë acar që afrohej. Gjinkalla këndonte: tralalala!

Gjatë verës duheshin përgatitur për arsimin universitar disa strategji të shëndosha dhe që do të siguronin një arsim parauniversitar që duhet!

1. Dokumenta shkollore online
– Libri për pedagogjinë e mësuesit për mësimin online, në distancë, në televizion, etj.
– Libri për pedagogjinë shoqëruese për prindin për mësimin e fëmijës në distance, online, ne televizion etj.

– Libri për të mësuarin në distancë, online, në televizion, për nxënësin.
Pedagogjinë e mësimit në distancë për cdo temë mësimore.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nëse i ka përgatitur milingona, bravo i qoftë, nëse jo, gjinkalla vetëm ka kënduar gjatë verës, flladitur në buzë të detit, atëhere ka sabotuar arsimin parauniversitar.

2. Kontratat me televizionet publike ose private për mësimdhënien sipas klasave në televizione, duke e mbuluar këtë kontratë me financë, ose prodhimin e videove me mësimet për cdo lëndë.

Po e pat bërë milingona bravo i qoftë, nëse gjinkalla në vend të punonte hazdisej plazheve në pushime, atëhere ka sabotuar arsimin parauniversitar shqiptar dhe ka goditur sigurinë sanitare të kombit.

3. Nëse Ministria e arsimit ka arritur të ndërtojë kartografinë e pajisjes të mësueve me lidhje interneti në shtëpira dhe mundësisht edhe me kompjutera me qira, me telefona me lidhje interneti, atëhere aferim i qoftë. Nëse në vend të kësaj gjinkalla ka kënduar tralalala pemë më pemë atëherë ka sabotuar mësuesinë në republikën e Shqipërisë.

4. Nëse ministria e arsimit ka menduar për të bërë kontrata me salla sporti, me restorante të boshatisur, me salla publike, etj., në cdo qytet kundrejt qirasë bravo i qoftë milingonës. Nëse nuk e ka bërë por ka bërë bzbzbzbz gjinkalla gjithë vapës të verës, atëhere ka sabotuar rëndë infrastrukturën e shkollës.

5. Nëse ministria e arsimit ka përgatitur amendime në ligjën për arsim duke parashikuar mësimin në shtëpi, në distancë, të drejtën për ta njohur vitin shkollor me provime semestrale, etj., bravo i qoftë milingonës, por nëse në vend të këtyre gjinkalla është marrë me broçkulla e tekste antikushtetuese dhe antiligjore duke bërë bzzzzzzzzz në breg të detit, atëhere, ka sabotuar kuadrin ligjor të përballimit të krizës.

Koha që luani, tigri, elefanti, dhelpra, të marrin në shqyrtim sjelljen e këtij insekti, nëse ka qenë milingonë ose gjinkallë se përndryshe, milingona – gjinkallë është kthyer në çakall që po ha dijen kombëtare, po vret nxënës dhe mësues, po shkatërron dijen e rinisë shqiptare, dhe këtë këtij kombi nuk ja ka bërë asnjë pushtues.

Pas

Çfarë po ndodh në Rinas? Bie alarmi, evakuoohen të gjithë punonjësit dhe qytetarët

Para

Alarmi për bombë në aeroportin e Rinasit/ Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil: Ja si qëndron e vërteta

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

nga Fast News
18:30 | 26/12/2025
0

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

nga Fast News
18:00 | 26/12/2025
0

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

Sekreti i suksesit, të jesh në rregull me veten

nga Fast News
17:30 | 26/12/2025
0

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

Festa më të shtrenjta? Çmimet e ushqimeve po rriten në të gjithë botën

nga Fast News
17:00 | 26/12/2025
0

Para
Alarmi për bombë në aeroportin e Rinasit/ Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil: Ja si qëndron e vërteta

Alarmi për bombë në aeroportin e Rinasit/ Reagon Autoriteti i Aviacionit Civil: Ja si qëndron e vërteta

Recent News

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

Nga vijnë lodrat e fëmijëve? Kemi blerë më shumë se një vit më parë. Kina zë rreth 80% të peshës

18:30 | 26/12/2025
Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

Alarmi për mbushjen e tregut evropian me automjete kineze

18:00 | 26/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar