• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

‘Shpifje e ndyrë’ Reagon ashpër i biri i deputetit Xhindi pas deklaratës së gazetarit: Dikush i ka thënë të flasë ashtu

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
‘Shpifje e ndyrë’ Reagon ashpër i biri i deputetit Xhindi pas deklaratës së gazetarit: Dikush i ka thënë të flasë ashtu
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një deklarate të gazetarit Elton Qyno, se deputeti Fatmir Xhindi u vra për arsye morali, ka ardhur dhe reagimi i të birit Anduel Xhindi.

Me tonë të ashpra ai e cilëson këtë si shpifje të pabazuar dhe të pamenduar dhe këto fjalë ndezin zemrat e të afërmve të Fatmirit që duan drejtësi.

Ndër të tjera Xhindi shkruan se dhe pse kanë kaluar tashmë 11 vite, ata presin që të zbardhet shkaku i vdekjes së babait të tij, dhe se ajo që u tha nga gazetari duhet falur.

POSTIMI I ANDUEL XHINDIT

Të nderuar qytetarë!

Marr shkas nga një deklatarë e bërë në media mbrëmjen e djeshme ku një gazetar është prononcuar mbi shkakun e vrasjes së babait tim, Fatmir Xhindit.

Sa herë ndodh që të përmendet diku në media emri i babait, ne si familjarë jemi gjithë sy e veshë me shpresën se ndoshta diçka po bëhet nga ata që e kanë pasur për detyrë ta bejnë për 11 vite me radhë. Po i drejtohem personalisht banorëve të Roskovecit, Kumanit, Luarit, Vidhishtes, Marinzës, Jagodinës, Sukut, Arapajt, Strumit, Velmishit, Kurjanit, Vloshit, Mbersit e Ngjeqarit, FALENI atë gazetar që flet për moralin e Fatmir Xhindit, se ndoshta nuk e bën qëllimisht, ndoshta dikush i ka thënë të flasë kështu.

FALENI ashtu si keni falur ata të tjerë gazetarë që për 11 vite janë përpjekur ta “zbardhin” vrasjen e babait në studio të ndryshme mediatike dhe në gazeta të kohës, duke deklaruar se: “është vrarë për çështje pronash”.

Por, nuk u desh as më shumë e as më pak sesa të bënin një vizite te shtëpia ende e pa suvatuar, e pa lyer ku Fatmiri jetonte në Roskovec për të kuptuar se Fatmiri nuk ka prona e para siç kishin marrë urdhër të flisnin. “Është vrarë për debat banal” madje edhe për këtë nuk ju desh as më shumë e as më pak se të pyesnin një banor të vetëm të fshatit më të largët për karakterin e Fatmirit. “Është vrarë prej problemeve të familjarëve të tij apo ”është vrarë se ka prerë shtrembër e jo drejtë” e sa e sa të tjera si këto. Duke mos dashur të cënoj këtu integritetin e punës së palodhur të gazetarëve të ndershëm dua të them se kjo çështja e fundit e moralit të Fatmir Xhindit, nuk është veçse një SHPIFJE e ndyrë, e pa bazë dhe e pa menduar për t’u thënë lehtë në studio televizive.

Një deklaratë e tillë, veç cënimit të moralit dhe integritetit të familjes sonë, ndez zemrat e mijëra miqve të Fatmirit, të cilët sot më shumë se kurrë duan DREJTËSI. Fatmiri nuk dinte të bënte keq, madje edhe për debatet më banale rrinte zgjuar gjatë gjithë natës duke pritur me ngulm mëngjesin për t’i dhënë zgjidhje. I nderuar gazetar, për të kuptuar se sa të vërteta janë fjalet tuaja, ju ftoj të shkoni një herë në Roskovec, madje në çdo fshat ku Fatmiri shërbeu deri në frymën e fundit.

Ju ftoj të pyesni çdo banor te atyre tokave për NDERIN-MORALIN-BURRNINË e Fatmirit. Per Fatmirin kanë folur këto 11 vite pa të! E BOLL MË!

Pas

‘Kur isha keq, ti ishe aty’ Ish-e dashura ‘braktis’ Izet Haxhinë, kthehet me burrin e pasur : Je njeriu më i rrallë që kam njohur

Para

‘Gjithmonë lëvizja vetëm’ Preng Gjini flet pas atentatit që i bënë në mes të Tiranës: Makinën ia merrja shpesh kushëririt

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

nga Fast News
16:00 | 22/12/2025
0

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

nga Fast News
15:30 | 22/12/2025
0

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

nga Fast News
15:00 | 22/12/2025
0

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

nga Fast News
14:30 | 22/12/2025
0

Recent News

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

16:00 | 22/12/2025
Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

15:30 | 22/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar