Me përhapjen e rrjeteve sociale, shumë të mitur e të rinj kanë rënë pre e tyre. Për këtë problematikë emisioni “Stop” ka shkuar në Fier, ku në një faqe Instagrami janë publikuar pamjet intime të një 17-vjeçareje.
Për këtë akuzohen 15 të mitur dhe marrja e tyre në pyetje nga policia e Fierit, është bërë në shkelje të procedurës. Një 12-vjeçare e akuzuar për këtë akt dhe mamaja e saj dëshmojnë për gjithë sa ndodhi pas publikimit të fotove intime. Gruaja thotë, se të miturit janë shoqëruar në polici me një makinë pa targa, policët kanë qenë pa uniformë dhe fëmijët janë pyetur pa psikolog.
“Vjen një “Jeep” i bardhë dhe më thotë që duhet të vish në komisariatin e policisë. Ishin pa uniforma, targat ishin private. Unë u futa brenda pa e ditur se kush ishte brenda”, tha mamaja. Ndërkohë 12-vjeçarja tregon se si ka nisur e gjithë historia.
“E gjithë historia fillon kur ne kishim hapur një faqe në Instagram. Shokët dhe shoqet. E menaxhonim të gjithë. 3-4 javë kishim që e menaxhonim. Ksihte foto intime të gocës dhe biseda të turpshme. Ajo më akuzon mua sepse një ditë ajo nuk e kishte telefonin e saj. Më tha që mund të futem pak te Instagrami im. Unë ngaqë e kisha shoqe e lashë që të futej tek Instagrami i saj dhe ajo e la hapur. Pas disa kohësh ajo më akuzon mua sikur i kisha marrë fotot dhe ia kisha hedhur të tjerëve. Ajo bëri denoncim për të gjithë grupin. Ne nuk i kemi kërkuar para. Sipas asaj po. Ajo nuk ka asnjë provë. Celularin tim e ka marrë policia”, tha e mitura.
Mbi të gjitha vajza e mitur është marrë në pyetje në zyrën e hetimit të krimeve nga persona të pa specializuar.
“Atë ditë isha në dyqan me mamin dhe erdhi një polic dhe tha “ju do të vini me mua në komisariat”. Pastaj erdhi një makinë e bardhë si ai “Jeep”-i atje. Ishin tre burra. Nuk kishte fare psikolog. Më shoqëruan në kat të dytë. Në dhomë ishte një polic Adriatik Mehmeti. Më shoqëruan me një grua dhe më thanë që ishte psikologe. Isha vetëm. Pjesën tjetër të grupit po e merrnin një nga një. Më bënë pyetje që a e njeh atë gocën, unë i thashë po. Ku i gjete fotot, të gjithë i thashë se nuk i kam vetëm unë fotot. Pastaj ai polici, Adriatiku më thoshte që trego të vërtetën, ti je për burg, ne do t’i çojmë letër shkollës që shikoni çfarë nxënëseje keni, je sjellë shumë keq dhe me këtë ti ha direkt burg më tha mua. Psikologia nuk tha asgjë. Më pas më mori në pyetje një xhaxh tjetër. Ai më mori në pyetje dhe fjalët e mia i shkruante në letër si dëshmi”, tregoi vajza.
12-vjeçarja është marrë në pyetje tek seksioni i hetimeve të krimeve të rënda.
“Unë nuk e kuptoj, ka shtet apo jo. Na futën në makinë sikur kisha bërë grabitje”, tha e ëma.
Me kamera të fshehtë vetë prindi i të miturës, takon shefin e krimeve Adriatik Mehmeti për procedurën, por ai thotë se materialet janë në Prokurori.
Qytetarja: U interesova për çështjen e çupës dhe tek avokati më i rëndomtë kam vajtur e nuk merret tha pa praninë e psikologut çupa në ambientet e dyqanit, kur ata kanë ardh e më kanë marrë, kanë ardhur e më kanë marrë me gjithë çupën. Kanë qenë Policat civilë e kanë qenë me “Range Rover” e s’më dhanë asnjë informacion, se përse bëhesh fjalë. Mua, si prind, ti më the: dil tek dera përjashta! Të mbahet mend?
Opgj Adriatik Mehmeti: Jo, e mbaj mend!
Qytetarja: Biles kishte thënë, që dua dhe mamin dhe ti kishe thënë 2-3 herë, që është për burg.
Opgj Adriatik Mehmeti: Tani, se çfarë të ka thënë vajza, do ballafaqohemi të dy.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Qytetarja: Po!
Opgj Adriatik Mehmeti: Çfarë problemi ke? Më thuaj mua!
Qytetarja: Ore dua të di çështjen e çupës!
Opgj Adriatik Mehmeti: E ke në Prokurori.
Qytetarja: I është mbajtur telefoni. Po bëhet….
Opgj Adriatik Mehmeti: Është mbajtur, është sekuestruar telefoni. E ke në Prokurori me provat materiale. Kur të thërrasë Prokuroria, do t’ju sqarojë!
Qytetarja: Po ky zotëria, që ma ka marrë çupën në pyetje, ishte i specializuar për të marrë të miturit në pyetje?
Opgj Adriatik Mehmeti: Specializim, ata të tjerët. Vajza jote ka qenë këtu, psikologia e ka marrë këtu në pyetje.
Qytetarja: Edhe ti i thoje çupës 2-3 herë e ke vendin në burg! E do t’i çojmë fletë shkollës, që të të përjashtojnë nga shkolla. Çupës sime, po pse?
Opgj Adriatik Mehmeti: Po ke ndonjë pretendim për mua ti, unë jam, ta marrësh vesh, Adriatik Mehmeti edhe mund të ankohesh. Përgjigjem unë atje!
Qytetarja: Edhe dëmi, që m’i shkaktuat vajzës.
Opgj Adriatik Mehmeti: Po mirë o, ik kërkoje atje! Ik kërkoje në Prokurori! Hap një padi atje për, për, për mua, për, për mua edhe pa problem. S’ka asnjë problem!
Marrë nga tvklan.al