• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Shifra të frikshme/ Ja sa njerez vdiqën nën rrotat e makinës nga muaji mars deri në gusht

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Shifra të frikshme/ Ja sa njerez vdiqën nën rrotat e makinës nga muaji mars deri në gusht
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pandemia e Coivd-19 bëri që e gjithë bota të izolohej dhe po e njëjta gjë ndodhi me Shqipërinë ku më 9 mars u konfirmuan dy rastet e para me koronavirus.

Kështu qeveria mori masa të rrepta në mënyrë që të parandalohej përhapja e sëmundjes vdekjeprurëse tek qytetarët. U mbyllën shkollat, baret restorantet dhe qarkullimet rrugore, transportet urbanistike dhe u bë e detyrueshme izolimi total i njerëzve, përveç lëvizjet për ushqimore ose urgjencë shëndetësore. Mirëpo pavarësisht masave të ndërrmara, pandemia nuk kufizoi aksidentet rrugore.





Shumë qytetarë lëvizën me mjetet e tyre, për arsye shëndetësore, pune dhe disa të tjerë nuk zbatuan rregullat, ku si pasojë u regjistruan shumë aksidente rrugore në krahasim me një vit më parë duke marrë parasysh rrethanat në të cilat ishte përfshirë vendi.

Dosja.al bazuar në të dhënat e INSTAT ju sjellë më poshtë aksidentet që kanë ndodhur nga muaji mars deri në muajin gusht të vitit 2020, si dhe vdekjet e të plagosurit që janë regjistruar si pasojë e aksidenteve. Po ashtu në bazë të dhënave shihet se krahasuar me një vit më parë aksidentet rrugore që kanë ndodhur në të githë Shqipërinë në harkun kohor prej 6 muajsh ka pasur pothuajse një numër të njëjtë aksidentesh krahasuar me një vit më parë duke marrë parasysh periudhën pandemike me të cilën vendi është përballur gjatë këtij viti.

Aksidentet në muajin Mars

Bazuar në të dhënat e INSTAT në muajin Mars 2020 numërohen 65 aksidente rrugore nga 127 aksidente të ndodhura në muajin Mars të vitit 2019.

Në këtë muaj numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 94 persona nga 176 që ishte një vit më parë. Gjatë këtij muaji numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve ka qenë 10 ndërsa një vit më parë po në këtë muaj humbën jetën 24 të tjerë. Të gjitha aksidentet e shënuara në këtë muaj kanë ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë.

Aksidentet në muajin Prill

Në muajin Prill të këtij viti janë regjistruar 51 aksidente rrugore nga 112 aksidente të ndodhura në muajin Prill një vit më parë. Dosja.al mëson se në këtë muaj, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 67 persona nga 147 që ishte një vit më parë.

Gjatë muajt Prill, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona që kanë humbur jetën një vit më parë po në këtë muaj.

Në muajin Prill 2020, aksidentet rrugore, në 84,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është regjistruar nga grup-mosha 25–34 vjeç.

Aksidentet rrugore në muajin Maj

Në muajin Maj 2020 numërohen 75 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Maj në vitin 2019. Në maj numri I të aksidentuarve( të vrarë dhe të plagosur) është 86 nga 143 që ishte një vit më parë.

Në këtë muaj, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 10 persona nga 14 persona të vdekur në Maj 2019. Mësohet se të gjitha aksidentet që kanë ndodhur në këtë muaj kanë qenë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Aksidentet rrugore në muajin Qershor

Në muajin Qershor 2020 numërohen 115 aksidente rrugore nga 131 aksidente të ndodhura në muajin Qershor të vitit 2019. Në këtë muaj janë plagosur 143 persona nga 187 që ishte një vit më pare.

Në muajin Qershor 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 16 persona nga 26 persona që kanë humbur jetën një vit më parë. Në muajin Qershor 2020, aksidentet rrugore, në 91,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Aksidentet në muajin Korrik

Dosja.al në bazë të një hulumtimi ka mësuar se në muajin Korrik të vitit 2020 janë regjistruar 130 aksidente rrugore nga 148 aksidente të ndodhura në muajin Korrik të vitit 2019.

Në muajin Korrik 2020, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 168 persona nga 228 që ishte një vit më pare. Në këtë muaj kanë humbur jetën 14 persona nga 13 persona të vdekur në Korrik të vitit 2019.

Akisidentet rrugore në muajin Gusht

Në muajin Gusht 2020 numërohen 130 aksidente rrugore nga 152 aksidente të ndodhura në muajin Gusht 2019. Gjatë muajit gusht numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është regjistruar 156 persona nga 230 njerëz që ishte një vit më parë në të njëjtën periudhë kohore.

Në muajin Gusht 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 26 persona nga 22 që kanë humbur jetën para një viti. të gjitha aksidentet që janë shënuar në këtë muaj kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjetit.

Ndërkohë që nga muaji Janar deri më tani, pra tetë muaj që nga fllimi i vitit 2020 në të gjithë Shqipërinë numërohen 765 aksidente rrugore nga 1.014 aksidente të ndodhura në tetëmujorin e 2019, duke u ulur me 24,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin e vitit 2020, është 980 persona nga 1.418 persona, të një viti më parë në të njëjtin hark kohor.

Ndërkohë në tetëmujorin e 2020, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 114 persona nga 137 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke marrë parasysh periudhën e pandemisë së Covid-19 ka pasur një ulje shumë të vogël të aksidenteve.

Të gjitha aksidentet rrugore që janë regjistruar në tetëmujorin e 2020, në 14,8 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

Pas

Tjetër tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Para

Pas prishjes së fejesës 2 vjeçare me biznesmenin Elvana Gjata ‘bëhet e gjallë’, ‘zbulohen’ arsyet pse e la në heshtje historinë e saj

Para
Pas prishjes së fejesës 2 vjeçare me biznesmenin Elvana Gjata ‘bëhet e gjallë’, ‘zbulohen’ arsyet pse e la në heshtje historinë e saj

Pas prishjes së fejesës 2 vjeçare me biznesmenin Elvana Gjata ‘bëhet e gjallë’, ‘zbulohen’ arsyet pse e la në heshtje historinë e saj

Të Gjitha

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli – Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

Nga Akademik, Prof. Anastas Angjeli – Ray Dalio: Si falimentojnë shtetet, cfarë duhet të mësojë Shqipëria?

nga Fast News
19:30 | 15/08/2025
0

Recent News

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025
Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

19:44 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar