Dita e nesërme është e shënuar për të gjithë nxënësit dhe mësuesit, pasi nis viti i ri shkollor.
Por ndryshe nga më parë, këtë herë situata do të jetë me një normalitet të ri, shoqëruar nga masa për të parandaluar përhapjen e COVID19.
Ndërkohë sot nuk ka ka munguar edhe urimi i ministres së Arsimit Besa Shahini, e cila duket se ka arritur majën për të prodhuar debate mbi çdo veprim apo hap që ndërmerr, qoftë ky edhe një mesazh në rrjetet sociale.
Ministrja ka publikuar një foto ku shihen fëmijët në klasë të cilët janë ulur mbi banka dhe këmbët e tyre janë në karriget, një sjellje kjo aspak e zakonshme për komentuesit.
“Është një realitet i ri, me rregulla të reja, pa harruar etikën e qëndrimit në klase, jo të ulemi në tavolina dhe jo këmbet mbi karrike…! Shkolla duhet të ofroje kulturë në të gjitha drejtimet”, shprehet një komentuese.