• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Përfiton pension nëse ke 3 vdekje”, humbi burrin dhe të afërm nga tërmeti, por Edi Rama…, reagon ashpër Grida Duma

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Përfiton pension nëse ke 3 vdekje”, humbi burrin dhe të afërm nga tërmeti, por Edi Rama…, reagon ashpër Grida Duma
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputetja demokratike Grida Duma ka reaguar për rastin e Manjolës dhe Alesio Cakonit të cilët humbën dy familjarë të tyre në tërmetin e ndodhur më 26 nëntor të vitit të shkuar.

Duma në një postim të bërë në ‘Facebook’ shkruan se Edi Rama po jep shfaqje në mes të mortit dhe se qeveria e tij po fshihet nga tarifat që duhet të mbulojë. Ajo ironizon pjesën që ju thuhet familjarëve se nëse do kishte ndërruar jetë një person i tretë atëherë do mund ta kishin përfituar pensionin.





Në shkrimin e saj, ish-deputetja rikujton se Rama e mori Alesion e vogël dhe e dërgoi në Itali aty ku takoi idhullin e tij, bëri foto që sipas saj, të gjitha këto veprime janë vetëm për show dhe reklamë.

‘Manjola e pagoi vetë tarifën e varrimit’- shkruan Duma duke akuzuar qeverinë e Ramës se po hesht e se duhet të japë përgjigje jo vetëm për rastin e Manjolës dhe Alesios por për jetën e të gjithë shqiptarëve.

Statusi i plotë:

“Moj zonjë a desha unë të jetoj para fëmijës sim?! Jo! Zoti më la”.
Këto janë fjalët që vijojnë të të buçasin si çekan në mendje pasi dëgjon rrëfimin e një nëne që ka humbur vajzën e bashkëshortin nga tërmeti dhe një burokratuce administrate i thotë: “ ti nuk e meriton pensionin, e kanë marrë ata që kanë tre viktima, ti ke vetëm dy viktima”.

Vetëm dy viktima! Vetëm dy!

Pra po thoshte, duhet të të kish vdekur dhe një i tretë që të përfitosh pension!
Pensioni i jetës sipas qeverisë qenka një paketë treshe apo katërshe viktimash.
Vdekje në paketë përkundrejt një pensioni!

Ky është cinizmi më i rëndë që mund të gjesh në çfarëdo lloj qeverisje. Përfiton pension nëse ke vdekje në paketë treshe.
Makabritet!

Çdo fjalë e kësaj gruaje që shfaqet e jashtëzakonshme në qëndrim dhe forcë, godet me mprehtësinë që ka tehu i një thike të mprehur pas shpine.
Nënë e bir, janë të qartë që jetën e familjarëve nuk ia ka marrë natyra por qeverisja.

Historia e Manjola Cakonit dhe e të birit Alesios, duhet dëgjuar e ridëgjuar sepse përmbledh fatkeqësisht thelbin e jetës së shqiptarëve nën qeverisjen e Ramës.

Tërmeti i Nëntorit i mori jetën babait dhe bijës 15 vjeçare, pasi në shtator godina kish marrë goditje të rënda dhe inspektorët megjithë verifikimit nuk i lajmëruan ata për rreziqet.
Qeveria i la banorët të jetonin po aty, pa asnjë paralajmërim.

Por nuk mbaron këtu; Rama i shfaqet “në derë”, që të bëjë një shfaqje me ta, në mes të mortit që u ra.
E merr Alesion e vogël, udhëton në Itali për të shkrepur fotot e takimit me futbollistë, Kronika bën bujën e show-t, ia servirin shqiptarëve, përfitojnë reklamën, e mënjëherë më pas… e harrojnë Alesion.

Fjalët Alesios sot, djalit 11 vjeçar që duhet të ishte ende fëmijë, dëshmojnë sa shumë e ka rritur atë fatkeqësia. Ai ftohtësisht qetë thotë: “Nuk ja u fal… ata nuk na thanë të mos banonim aty dhe humba babin e motrën. …Ishte bukur të takoje Ronaldon por unë doja më mirë një pension…. “

Kishin “në dorë” t’i shpëtonin por vendosën t’i lënë t’i zënë rrënojat, shqiptarë e fëmijë shqiptarësh. Kishin detyrë t’i ndihmonin, por shpenzuan taksat e shqiptarëve për udhëtime dhe foto reklamash për Ramën. E në fund u lanë një pu(su)llë si sllogan elektoral “ti s’do jesh vetëm”.

Manjola e familjarët paguan vetë edhe tarifën e varrimit. Manjola e familjarët u lanë të të prisnin në vetmi faturën e marketimit.

Prej orëve të paraditës së sotme , dëshmia e Manjolës dhe të birit vijon trondit shqiptarët.

Nga ai moment qeveria është fshehur! Nuk po gjen ende një strategji si ta mbulojë, si ta paketojë e ta varë në një çengel drejt opozitës këtë fakt makabër .

Qeveria fshihet, hesht sepse kjo është historia e pambulueshme e dhimbjes dhe fatkeqësisë të vërtetë të gjithë shqiptarëve që u qeverisën nga një paliaçadë reklamash, që nuk e ndaloi as respekti ndaj jetës e vdekjes.

Përgjegjësit e jetës së shqiptarëve duhet të ndëshkohen!
Ata nuk do të përgjigjen vetëm ndaj Manolës e Alesios, por ndaj jetës së seicilit që u degdis prej tyre.
Ata do duhet të përgjigjen shpejt, shumë shpejt përballë gjithë shqiptarëve.

Pas

E papritur, pas 13 vitesh në Portokalli largohet Salsano Rrapi? Kush do e zerë vendin e tij

Para

Shqiptarja që u bë ‘oficere e lartë e ushtrisë amerikane’

Para
Shqiptarja që u bë ‘oficere e lartë e ushtrisë amerikane’

Shqiptarja që u bë ‘oficere e lartë e ushtrisë amerikane’

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar