• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

PD dorëzon në SPAK 3 padi penale/ Mes tyre një ministër dhe një kryetar bashkie, ja akuzat që rëndojnë mbi ta

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
PD dorëzon në SPAK 3 padi penale/ Mes tyre një ministër dhe një kryetar bashkie, ja akuzat që rëndojnë mbi ta
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka bërë së fundmi një lëvizje të fortë, duke dorëzuar kështu në SPAK tre padi penale ndaj  ministrit të Turizmit Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomit dhe kryetarit të Bashkisë Tepelenë Tërmet Peçi, për shkatërrim të pasurive natyrore.

Lajmin e ka bërë të ditur Jamarbër Malltezi në një deklaratë për mediat duke u shprehur se përmes korrupsionit janë shkatërruar pasuri të mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

Sipas tij, Blendi Klosit, Zamir Dedej, Edison Konomit dhe Tërmet Peçit duhet të mbajnë përgjegjesi.

“Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit”, thuhet në deklaratën e Malltezit.

Deklarata e plotë

Gjatë 8 viteve, qeveria e Edi Ramës ka bërë dëme të mëdha në çdo fushë. Ekonomia është më keq, njerëzit nuk gjejnë punë, çdo gjë bëhet me para në dorë, krimi është më i pushtetshmi, njerëzit janë më të pasigurt. Mes shumë dështimeve, që rëndojnë dhe ndikojnë për keq jetën e përditshme të qytetarëve, krimet mjedisore janë nga më të rëndat.

Përmes korrupsionit, janë shkatërruar pasuri te mëdha natyrore, për rikuperimin e të cilave duhen me dhjetëra vite.

Për të ndaluar shkatërrimin e tyre, ne sot do të depozitojmë në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion 3 padi penale ndaj zyrtarëve përgjegjës për katrahurën mjedisore në Parkun Kombëtar të Dajtit, në Monumentin e Natyrës “Uji i Ftohtë” në Tepelenë dhe për vjedhjen e fondeve të mjedisit.

Blendi Klosi, Zamir Dedej, Edison Konomi dhe Tërmet Peçi duhet të mbajnë përgjegjësi penale për shkatërrimin e pasurive  natyrore të vendit.

Padia e parë ndaj Blendi Klosit dhe Drejtorëve të tij Dedej dhe Konomi bëhet për kthimin e Parkut Kombëtar Dajt në një gurore masive për interesat e xhepit të zyrtarëve dhe oligarkut të qeverisë “Gjoka Konstruksion”. Parku Kombëtar i Dajtit dhe Monumentet e Natyrës si “Shkalla e Tujanit” (ku sipas ligjit duhen zbatuar masat më të rrepta të mbrojtjes së natyrës) janë kthyer në gurore masive dhe diga.

Për të shtuar milionat, Gjoka kthen Parkun e Dajtit dhe monumentet e natyrës në gurore, ndërsa zyrtarët mbyllin sytë, veshët dhe gojën duke lejuar dëm mjedisor dhe vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës.

Padia e dytë është për drejtorin famoz të Klosit, Zamir Dedej.

Ai ka VJEDHUR, përmes shpërdorimit të detyrës rreth 490 mijë euro para publike (deri më sot) fillimisht duke çuar buxhetin e shtetit tek shoqata që drejtonte, derisa u emërua drejtor, e më pas në një shoqatë të paregjistruar fare në QKB dhe me NIPT që nuk ekziston! Kjo veç në Absurdistan mund të ndodhë. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka me padi të gjitha të dhënat për shkeljen e ligjit.

(Sic mund t’a shihni ne fotot bashkëngjitur janë përdorur numra NIPT të ndryshëm për shpallje, fitues tenderi dhe për formularë nënshkrimi kontrate të fituar dhe asnjë nga këto 2 NIPT nuk i përket kësaj shoqate!)

Ky rast është për Guinnes, pasi i ka dhënë një shoqate qindra mijëra euro pa qenë e regjistruar fare në QKB dhe as nuk ka fare NIPT!

Padia e tretë është per Termet Peçin, kryebashkiakun ilegjitim të Tepelenës dhe sërish për Zamir Dedej që kanë lejuar dhe dhënë leje për ndërtim objekti 6 katësh mu në shtrat lumi dhe mu në monumentin e natyrës “Uji i Ftohte”.

Ligji për Zonat e Mbrojtura dhe Ligji për Burimet Ujore e ndalojnë kategorikisht këtë gjë. Kufijtë e zonave të mbrojtura nuk mund të lëvizen sipas interesave të xhepit të zyrtarëve të korruptuar dhe për këtë krim mjedisor ata duhet të japin llogari.

Të treja këto dosje do të dorëzohen që sot në SPAK! Duhet pak vullnet i mirë që këto krime të hetohen pa u zvarritur, pasi dëmi që po shkaktojnë në mjedis është i jashtëzakonshëm.

 





 

Pas

“Jemi vjedhur dhe tallur” Shpërthen protesta në Tiranë, policia ndërhyn pas tensionimit të situatës

Para

‘Jap dorëheqjen këtu nëse…’ Lleshaj bën deklaratën e fortë në Kuvend, sfidon hapur deputetët

Para
‘Jap dorëheqjen këtu nëse…’  Lleshaj bën deklaratën e fortë në Kuvend, sfidon hapur deputetët

‘Jap dorëheqjen këtu nëse…’ Lleshaj bën deklaratën e fortë në Kuvend, sfidon hapur deputetët

Të Gjitha

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

nga Fast News
09:30 | 03/08/2025
0

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

nga Fast News
09:00 | 03/08/2025
0

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

Si ndikon gjumi në produktivitetin tuaj

nga Fast News
08:30 | 03/08/2025
0

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

Turistët “ndihmojnë” doganat, rriten të ardhurat nga karburantet, cigaret, kafja dhe birra

nga Fast News
08:00 | 03/08/2025
0

Recent News

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

Çorapja e ndotur e Michael Jackson shitet në ankand për shifrën e çmendur

09:30 | 03/08/2025
Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

Euro në minimumin e 97.4 lekëve, cfarë pritet të ndodhë në vijim?

09:00 | 03/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar