Dita e sotme është shoqëruar nga zhvillime të ngjeshura politike, ku figurat kryesore në vend kanë kryer disa takime në zyrën e presidentit Ilir Meta.
Në fokus të këtyre bisedimeve ishte vendosja e një date se kur do të bëhen zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Pas takimeve me presidentin të gjithë aleatët opozitarë pritet të mblidhen në selinë e Partisë Demokratike me qëllim bashkërendimin e veprimeve politike në këtë vit zgjedhor, ku fushata pritet të nisë së shpejti.