Një video dramatike tregon momentin e tmerrshëm kur një nënë 25-vjeçare, është detyruar të hedhë dy fëmijët e saj nga kati i tretë i banesës, për të shpëtuar jetën e tyre nga zjarri.
Komshinjtë në qytetin rus Novosibirsk i kapën fëmijët, 3 dhe 4 vjeç, pasi ishin poshtë me një batanije në dorë.
Lyubov Pavlunina u zgjua në 7 të mëngjesit kur pa apartamentin e saj të përfshirë nga flakët dhe filloi të ulëriste. Pastaj një nga një ajo hodhi djemtë e saj nga kati i tretë.