• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

OKB nxjerr listën: Ja shtetet ku jeta rrezikohet më shumë, cili është në vend të parë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
OKB nxjerr listën: Ja shtetet ku jeta rrezikohet më shumë, cili është në vend të parë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një raport i OKB-së thekson, se më të varfrit dhe refugjatët janë edhe më të rrezikuarit nga katastrofat. Se si përballohet një katastrofë varet shumë nga kapacitetet e një shteti dhe shoqërie.

Pandemia e Coronës e ka rritur edhe më shumë gjendjen e rrezikshmërisë për migrantët. Ajo e ashpërson edhe më shumë jetesën e afër 80 milionë refugjatëve dhe të dëbuarve të prekur nga krizat dhe eksodi në të gjithë botën, që edhe pa pandeminë është e vështirë, thuhet në raportin e OKB-së për rreziqet për vitin 2020. Sidomos më të prekurit nga mbyllja e kufijve janë punëtorët sezonalë, shkruajnë autorët e studimit, që publikohet nga Aleanca “Zhvillimi ndihmon” e Universitetit Ruhr në Bochum.

Çdo vit ky raport publikon një listë ku janë renditur të gjitha vendet e botës në bazë të shkallës së rrezikshmërisë. Edhe këtë vit në krye qëndron shteti ishullor i Paqësorit, Vanuatu. Vendi i dytë më i rrezikuar në botë është Tonga, e ndjekur nga Antijet e Vogla. Vendet me rrezikun më të vogël statistikor janë si në vitin e kaluar Katari dhe shteti i BE, Malta. Gjermania bën pjesë tek 20 vendet më pak të rrezikuara. Këtu renditen kryesisht vendet europiane, por edhe shtete si Arabia Saudite dhe Egjipti.

Shtetet Ishullore të Paqësorit, si Tonga, Fidxhi apo Vanuatu janë të rrezikuara shumë nga katastrofat

Koncepti i rrezikshmërisë në raport merr në konsideratë si ekspozimin ndaj rrezikut, që do të thotë, se sa i rrezikuar është një rajon apo një vend nga disa katastrofa natyrore. Por nga ana tjetër shihet edhe aftësia e një shoqërie për të përballuar katatrofat. Kështu shtetet me një ekspozim të njëjtë ndaj rrezikut, mund të kenë renditje të ndryshme, për shkak të cilësisë së infrastrukturës publike, situatës së banimit mesatarisht, përgatitja në përballimin e katastrofave dhe sistemi shëndetësor. Shumë vende afrikane nuk marrin shumë pikë në këto kategori, ato janë të rrezikuara nga pozicioni gjeografik, por edhe nga mungesa e kapaciteteve.

Një ndikim të veçantë ka ndryshimi i klimës. Në studim thuhet, se kjo ka ndryshuar shpeshtësinë dhe intensitetin e stuhive, përmbytjeve apo thatësirës. Si pasojë rritet edhe presioni i migrimit. Kur dhe nëse një person e “bën hapin vendimtar” dhe braktis vendlindjen, kjo nuk varet vetëm nga faktorët e jashtëm. “Një rol të madh luajnë edhe faktorët socialë, mbrojtja nga komuniteti dhe situata individuale financiare.” Autorët e përpilimit të raportit botërore theksojnë përgjegjësinë e vendeve më të pasura që vetë emetojnë shumë gaz karbonik. Ato jo vetëm duhet të ofrojnë mjetet për t’u përshtatur me ndryshimet e klimës, por duhet të ofrojnë edhe pagesa kompensimi për dëmet e klimës të shkaktuara ndërkohë. DW

Pas

Me orare të zgjatura/ Zbuloni në cilat vende punojnë më shumë shqiptarët, ja kategoria më me fat

Para

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, plagosen dy persona (FOTO)

Para
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, plagosen dy  persona (FOTO)

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen 3 automjete, plagosen dy persona (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

nga Fast News
13:00 | 15/11/2025
0

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

nga Fast News
12:30 | 15/11/2025
0

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

Shqipëria në BE nuk është fushë me lule, do të ketë kosto të larta për prodhuesit shqiptarë

nga Fast News
11:50 | 15/11/2025
0

Recent News

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

13:30 | 15/11/2025
A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

A mund të flisni gjuhën e maceve? Një sërë këshillash për komunikimin me to

13:00 | 15/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar