Ditën e sotme Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 4 personave të cilët janë të dënuar më parë për vrasje, kanosje, trafikim të të rriturve dhe prodhim droge.
Mësohet se nën ‘shënjestër’ janë vënë: Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi si dhe Ergys Mëcuku.
Nderim Markola banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
Durim Dervishi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
Kliton Nanushi banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;
Nushi është kapur në bazë të operacionit Euro në 2017-ën ku janë sekuestruar 500 € të dyshuara si të falsifikuara.
Ergys Mëcukun banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
- M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;
D.D banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;
- N., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;
- M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.