Gazetari Elton Qyno ka publikuar dosjen e plotë të vrasjes së Eglantina Bucit, vajzës e cila u masakruar në vitin 2012. Aty shkruhet e gjithë dëshmia e personit që pa me sytë e tij ekzekutimin makabër të Bucit, ngjarje për të cilën, ndodhen pas hekurave babai dhe vëllai i viktimës, Faik dhe Shkëlzen Buci.
Ai u rrëfye më datë 9 qershor të vitit 2018, teksa zbardhi me detaje të gjithë skenën e krimit, se si u ekzekutua Eglantina Buci nga vëllai i saj Shkëlzen Buci. Pavarësisht kërcënimeve që kishte marrë nga babë e bir, dëshmitari ka marrë “guximin” dhe ka hedhur dritë mbi vrasjen e Eglantina Bucit.
Siç rrëfen dëshmitari okular, ka qenë ora 13:00, data dhe muaji nuk i kujtohet, takimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish- Lapidari”, në makinën tip “Golf 2”, në sediljen e parë ishte ulur Eglantina, shofer ishte Shkëlzeni, ndërsa dëshmitari është ulur në sediljen e pasme. Shkëlzeni i kishte premtuar se thjesht do të pinin një kafe të shpejtë dhe asgjë më shumë, por nuk ndodhi kështu. Shkëlzeni ka marrë rrugën në drejtim të “Qafës së Mollës” dhe ka vijuar gjatë gjithë kohës duke i bërë presion me pyetje të ndryshme. Këtu Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk shkonte, prandaj, i ka kërkuar dëshmitarit që ta shpëtonte. “Foli Shkëlzenit se mos më banë ndonjë gjë se nuk është në terezi fare”, mësohet t’i ketë thënë Eglantina dëshmitarit. Ky i fundit i ka dhënë fjalën se nuk do i ndodhte gjë, por nuk arriti ta mbante. “Tregoji çfarë ke për t’i treguar se nuk të bën gjë”, i tha thënë ai, por në këtë momente Shkëlzeni i ka kërkuar që “të mos ndërhynte”. Shkëlzeni është larguar 50 m larg makinës, ndërsa dëshmitari ka qëndruar aty duke pirë cigare. Nga larg ai ka kuptuar që vëlla e motër po debatonin dhe më pas ka parë që nga pjesa e pasme ka nxjerrë pistoletën, që nuk e dinte se e kishte pasur me vete. Britma e Eglantinës “Ndihmë” i ka tërhequr vëmendjen, por aty Shkëlzeni ka qëlluar direkt me një plumb në fytyrë dhe një tjetër që nuk ka mundur dot ta shohë për shkak të lëvizjes.
Më pas të dy, dëshmitari dhe Shkëlzeni janë futur në makinë, kanë ecur 10 m dhe më pas janë ndalur sërish. Aty Shkëlzeni ka marrë nga makina një thes të zi, dhe është rikthyer më pas sërish në vendin e ngjarjes, por dëshmitari nuk e ka shoqëruar dhe nuk e ka parë se çfarë e ka ndodhur. Ky moment është zbardhur më vonë, ku u mësua se Shkëlzeni e ka groposur trupin e pajetë të motrës, për të humbur gjurmët. Pas ngjarjes, Shkëlzeni është ndalur në një kafe afër në Qafë Mollë ku ka blerë cigare, ndërsa dëshmitari duke qenë se nuk ka qenë mirë, pas gjithë asaj skene ka shpëlarë fytyrën dhe më pas, pasi ka larë makinën në një lavazh, janë nisur për të takuar babanë, Faikun te Pazari i Ri ku kishin dhe një dyqan. Sikur të mos mjaftonte e gjithë skena që kishte parë, ai është përballur edhe me kërcënimet nga babë e bir.
“Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”, i ka thënë Shkëlzeni. Aty ka ndërhyrë babai duke i thënë “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Takimi mes tyre ka zgjatur 30 minuta, ku fjalia që ka thënë dëshmitari ka qenë “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”. Nga krimi makabër, babë e bir nuk ishin aspak të penduar. madje referuar rrëfimit të dëshmitarit, Faiku i kishte thënë se “ishte pak ajo që i kishin bërë”. “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”, i ka thënë Faiku- dëshmitarit.
Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur 1-2 vite më parë. Hetimet vijuan për mëse një vit, për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç “se Shkëlzeni që ishte në burg për një tjetër çështje kishte vrarë motrën”, bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndryshe nga Shkëlzeni, dëshmitari nuk e ka përjetuar aspak mirë krimin e ndodhur në sy të tij. Ai është shfaqur i shqetësuar, kanë pirë një kafe për të mbledhur veten, por e ka pasur të pamundur. Por sikur kjo të mos mjaftonte, ai është përballur edhe më kërcënimet që Shkëlzei dhe Faikut i kanë bërë që të mos tregonte asgjë përndryshe do e pësonte te familja e tij. Për Faikun, Eglantina e kishte pak vrasjen. Sipas tij, ajo e kishte pak edhe që të varej me litar në mes të sheshit “Skëndërbej”.
“Pas disa minutash Shkëlzeni ka vajtur sërish te mjeti pa qesen, të cilën ai e mori me vete kur ka zbritur. Ka hipur përsëri në drejtim të mjetit dhe janë kthyer në drejtimin për në kthim. Te një lokal përballë repartit ushtarak të Qafë Mollës, lokal i cili njihet me emrin “Lokali i Liries”, Shkëlzeni ka ndaluar mjetin dhe ka hyrë brenda për të blerë cigare, ndërsa ai dëshmitari ka zbritur dhe ka shpëlarë sytë pasi nuk ndihej mirë. Pasi Shkëlzeni ka blerë cigaret, kanë hipur në mjet, ku në këtë moment ai dëshmitari ka hipur në sediljen e parë të pasagjerit. Kanë vazhduar rrugën dhe kanë ndaluar në një lavazh në Porcelan, ku Shkëlzeni futi makinën për të larë dhe kanë pirë kafe ngjitur me lavazhin. Gjatë rrugës në kthim ai dëshmitari nuk ka bërë asnjë lloj bisede me Shkëlzenin, për shkak të frikës që ka pasur edhe për veten e tij”, thuhet në dosje.
Pasi kanë larë automjetin dhe kanë pirë kafe, Shkëlzeni është drejtuar për te Pazari i Ri, ku ka ndaluar makinën anash me dyqanin e tij dhe ka takuar babanë e tij, Faikun. Ka biseduar me babanë dhe më pas Faiku ka vajtur tek automjeti dhe i ka kërkuar të zbresë dhe të zbresë dhe të shkonte te dyqani i tyre të pinte kafe. Ka shkuar brenda në dyqanin e fruta-perimeve dhe kanë qenë të tre, Faiku dhe Shkëlzeni, i cili i ka porositur kafet te lokali përballë.
Kur kanë qenë duke pirë kafe, Shkëlzeni i ka thënë dëshmitarët fjalët: “Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”. Në këtë moment ka ndërhyrë babai i tij Faiku, i cili i është drejtuar dëshmitarit me fjalët: “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Gjatë kësaj kohe që ata kanë qëndruar së bashku rreth 30 minuta në dyqanin e tyre, Shkëlzeni me Faikun kanë vazhduar duke i bërë presion për të dhe familjen, deri sa ai në një moment u ka thënë: “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”, pasi Faiku disa herë e ka përsëritur shprehjen: “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”. Në momentin që dëshmitari është çuar dhe ka dalë nga dyqani, Faiku i i është drejtuar me fjalët: “Vëri gishtin kokës”. Më pas ai është çuar nga dyqani i tyre, ka marrë makinën e tij dhe është nisur në drejtim të Laknasit për të marrë bashkëshorten e tij, ku gjatë rrugës rreth 50 metra sa ka kaluar shkollën e Domjes, duke qenë i tronditur nga ngjarja, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Më pas këtë automjet e ka shitur pas disa muajsh në një servis në Laknas. Po kështu ai është takuar thuajse çdo ditë për arsye të punës me Shkëlzenin dhe sa herë ai (Shkëlzeni) e shikonte të tronditur, i thoshte: “Mblidh mendjen dhe mos e mbaj mendjen atje”, thuhet në dosje, sipas rrëfimit të dëshmitarit.
13:31“Nuhati një nga zagarët”/ Zbardhet dëshmia e gjuetarit që gjeti eshtrat tek Mali me Gropa: ishte një kafkë njeriu…
Gjuetari që gjeti eshtrat tek Mali me Gropa, dy vite pas masakrimit të Eglantina Bucit ka marrë me njëherë në telefon policinë. Në dosjen e zbardhur nga Report TV, shkruhet se gjuetari ka qenë bashkë me dy qentë e tij zagarë atë ditë. Një nga kafshët ka nuhatur erën e kockave dhe ka nisur të gërrmojë tokën. Aty ai ka zbuluar se ishte një kafkë njeriu dhe më pas, zagari ka nxjerrë në pah të tjera kocka. “D.Ç: Më 13 shtator 2012 isha për gjueti në malin e fshatit Fag, pata me vete dy zagarë. Njëri prej tyre po nuhaste në një vend ku kishte një kafkë njeriu. Aty kishte dhe disa eshtra. Njoftova menjëherë policinë”, mësohet të ketë thënë gjuetari.