Në konferencën që zhvilloi sot pak orë pas liderit demokrat Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka bërë premtimin se nuk do të ketë më një pagë minimale poshtë 30 mijë lekëve të rinj.
I pranishëm në sallën e Hartave, ku prezantoi hapat për të stimuluar ekonominë, Rama tha se nuk ka për të patur më as inspektime te biznesi i vogël.
Kujtojmë se më herët kjo ishte një kërkesë e opozitës dhe e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
“Biznesi i vogël është i çliruar nga TVSH dhe tatim fitimi. Nuk ka për të patur me pagë minimale poshtë 30 mijë lekëshit. Po ashtu nuk do të ketë më inspektime tek biznesi i vogël. Biznesi i vogël nuk do të jetë më peng i biznesit të madh. E treta, plani për të rritur pagën minimale, do të rrisë automatikisht fuqinë blerëse dhe do të lehtësojë shtresën e paguar më pak, por s’është masë definitive por e ndërmjetme midis të nesërmes dhe të djeshmes. Me treguesit ekonomikë është fakt se pezullimi i rindërtimit mund të kishte qenë rrezik real nga pikëpamja ekonomike, prandaj ka qenë përparësi.”, u shpreh kryeministri.