• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA, mjeku: Është injektuar te 60 mijë njerëz

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
Nis faza e fundit e provave për vaksinën COVID-19 në SHBA, mjeku: Është injektuar te 60 mijë njerëz
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjigandi farmaceutik amerikan Johnson & Johnson ka nisur fazën e tretë dhe të fundit të provave klinike në njerëz për vaksinën kundër COVID-19 që përdor një dozë të vetme.

Doktor Paul Stoffels, përgjegjës i operacioneve shkencore të kompanisë, u tha gazetarëve të mërkurën se vaksina është injektuar tek 60,000 persona në 215 vendndodhje të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, Argjentinë, Brazil, Kili, Kolumbi, Meksikë, Peru dhe Afrikën e Jugut. Doktor Stoffels tha se Johnson & Johnson kaloi në fazën e tretë të provave klinike pasi pa rezultate pozitive gjatë fazës së parë dhe të dytë në SHBA e Belgjikë.





Vaksina e Johnson & Johnson është e katërta vaksinë potenciale kundër koronavirusit që po i nënshtrohet procesit të provave klinike në shkallë të gjerë në Shtetet e Bashkuara, së bashku me vaksinat që po testohen nga kompanitë Moderna, AstraZeneca dhe një vaksine bashkëpunim i kompanisë Pfizer dhe BioNTech me bazë në Gjermani. Të katër përpjekjet janë pjesë e një programi të administratës së Presidentit Trump, për të ndihmuar dhe përshpejtuar procesin e zhvillimit, prodhimin dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Synimi është që të prodhohen 300 milionë doza të një vaksine të miratuar, deri në janar të vitit 2021.

Për shkak se mund të merret në një dozë të vetme, vaksina e kompanisë Johnson & Johnson ka përparësi të konsiderueshme mbi tre vaksinat e tjera, të cilat kërkojnë dy doza që të garantojnë efikasitet.

Vaksina me një dozë të vetme nuk është e nevojshme të mbahet e ngrirë në temperatura tejet të ulta, çka do ta bënte më të lehtë përdorimin gjatë një fushate imunizimi masiv.

Presidenti Donald Trump e përshëndeti njoftimin e kompanisë Johnson & Johnson gjatë një postimi në twitter të mërkurën.

“Lajme të rëndësishme. Kompanitë e shumta të mëdha po shohin rezultate fantastike. FDA-ja duhet të lëvizë shpejt!”, shkruante ai, duke iu referuar Agjencisë Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, e cila jep miratimin përfundimtar për përdorimin e një vaksine të re.

Presidenti Trump u tha gazetarëve të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë se ai mund ta refuzojë një propozim të agjencisë së barnave për të zbatuar një sërë udhëzimesh të reja më të rrepta për autorizimin emergjent të një vaksine të re kundër COVID-19. Ai shtoi se kjo gjë tingëllonte “si një veprim politik”.

Gazeta “The Washington Post”, njoftoi e para të martën se agjencia e barnave po punonte për hartimin e udhëzimeve të reja, që do t’u kërkonin prodhuesve të ilaçeve të vëzhgojnë pjesëmarrësit në provat klinike të fazës së vonë për të paktën dy muaj, përpara se t’u japin një dozë të dytë e përfundimtare të një vaksine eksperimentale. Nëse rregullat e reja miratohen, një autorizim emergjent do të ndodhte disa kohë pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, data që presidenti ka parashikuar vazhdimisht si afat për prodhimin e një vaksine.

Kërcënimi i zotit Trump për të refuzuar udhëzimet e reja të propozuara nga agjencia e barnave erdhi disa orë pasi kreu i saj tha se “shkenca do të drejtojë vendimet agjencisë lidhur me dhënien e autorizimit të plotë ose urgjent për një vaksinë kundër koronavirusit”.

Duke folur para komisionit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, doktor Stephen Hahn tha se këto vendime do të merren nga shkencëtarë karriere të kësaj agjencie, bazuar “në standarde të rrepta që garantojnë siguri dhe efektivitet”.

Besueshmëria ndaj agjencisë së barnave dhe agjencive të tjera që merren me kërkime shkencore si dhe enteve rregullatore federale është zbehur për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të administratës për të rishikuar raportet dhe udhëzimet e tyre, me qëllimin për të mbrojtur pikëpamjet e Presidentit Trump në lidhje me natyrën e pandemisë.

Të enjten në Shtetet e Bashkuara u regjistruan mbi 6.9 milionë të prekur nga COVID-19 dhe rreth 202 mijë të vdekur. Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të botës po përjetojnë një rritje të rasteve të reja me koronavirus duke bërë që shumë qeveri të rivendosin masat bllokuese sikurse në fillimet e pandemisë./VOA

Pas

E rëndë/ Babai i pesë vajzave i hap barkun gruas me thikë

Para

Mitsotakis paralajmëron rikthimin e karantinës nëse nuk zbatohen masat

Para
Mitsotakis paralajmëron rikthimin e karantinës nëse nuk zbatohen masat

Mitsotakis paralajmëron rikthimin e karantinës nëse nuk zbatohen masat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Mallkimi i Polifemit mbi trashëgiminë tonë

Mallkimi i Polifemit mbi trashëgiminë tonë

nga Fast News
08:00 | 28/08/2025
0

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Recent News

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

09:00 | 28/08/2025
Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

08:30 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar