Një ngjarje e frikshme ka ndodhur së fundmi në stacionin e autobuzit Vorë-Tiranë.
Mësohet se një 36-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një vajzë të cilën e përndiqte prej disa kohësh.
Në njoftimin zyrtar, blutë e kryeqytetit bënë me dije se specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.L., 36 vjeç.
Të njëjtat burime shtuan se tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, 36-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe.
Sipas informacioneve kjo e fundit, pas marrjes së mjekimit në spital, u largua për në banesë.