• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lajm i keq për shqiptarët/ Ky shtet bllokon fluturimet, ja si do të veprohet me pasagjerët

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Lajm i keq për shqiptarët/ Ky shtet bllokon fluturimet, ja si do të veprohet me pasagjerët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër shtet ka vendosur që të bllokojë fluturimet nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Poloninë, e cila ka sqaruar se si do të veprohet më tej me pasagjerët.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen.

Për udhëtarët që planifikojnë të kthehen në Poloni, LOT do të organizojë 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020.

Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes elektronike LOT.com. Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT që tashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, për qytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrje në territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura, pa pagesë.

Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës së Kontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnë ndryshime në rezervim. Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të mbajnë kontakt me numrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta, kërkohet që të dërgojnë një aplikim në adresën elektronike: [email protected] me informacionin sa më poshtë:

– emri dhe mbiemri (i secilit pasagjer të regjistruar, përfshirë fëmijët);

– kombësia siç thuhet në dokumentin e udhëtimit;

– detajet e kontaktit – adresa e telefonit dhe e-mail;

– data e preferuar e udhëtimit.

Në listën e pasagjerëve do të futen vetëm ata qytetarë që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura. Në titullin e postës elektronike, pasagjerët duhet të përfshijnë fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi i biletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së Kontaktit LOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë një kërkesë të saktë përmes postës elektronike.

Pasagjerët duhet të sigurohen se i plotësojnë kriteret për të hyrë në Poloni, para se të blejnë biletën. Përndryshe, ata nuk do të lejohen në bord.

Pas

“Të kanë ikur të gjithë” Mjeku i njohur i kundërvihet Ramës: Mos bëj më premtime boshe

Para

COVID 19/ PowerUP- programi që ndihmon START-up dhe bizneset e vogla e të mesme

Para
COVID 19/ PowerUP- programi që ndihmon START-up dhe bizneset e vogla e të mesme

COVID 19/ PowerUP- programi që ndihmon START-up dhe bizneset e vogla e të mesme

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar