Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Durrës, në lagjen 13, pak minuta më parë.
Burime për “Panorama” konfirmojnë se si pasojë kanë mbetur të pla gosur dy persona, të cilat janë transportuar për në spital.
Mësohet se të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë, që po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./panorama