Sandër Lleshaj duket se nuk është në gjendje mendore shumë të mirë. Pas shkarkimit të sekretarit të Përgjithshëm Plarent Ndreca, të dyshuar si të përfshirë ne tenderin megakorruptiv të uniformave të policisë, Lleshaj mesa duket e ka humbur toruan.
Duke folur për gazetarët nga Gjirokastra në lidhje me vr.asjet, atentatet në Shqipëri të ndodhura ditët e fundit, Lleshaj është shprehur se nuk shembet Shqipëria nga 3-4 të vrarë.
Ai ftoi gazetarët në radhë të parë, por edhe qytetarët të mos përfshihen nga pa.niku nga ajo që ndodhi këtë javë, ku kr.imi goditi në Tiranë e Elbasan, pasi sipas ministrit Shqipëria nuk shembet, as për një dhe as për dy ngjarje.
Pyetje: Z. Ministër, këto ditët e fundit kemi dëgjuar shumë vrasje. A është normale për një vend si Shqipëria?
Ministri Lleshaj: Keni dëgjuar shumë vr.asje këto ditë. Madje këto ditë kanë ndodhur pothuajse 10% e vrasjeve që kanë ndodhur gjithë vitin në Shqipëri. Kjo është diçka e cila për fat të keq, për sa kohë kemi njerëz, edhe ndodh që mund të kesh 2-3 ditë që ke një përqendrim të veprave kri.minale dhe pastaj ke 2-3 muaj që s’ke asnjë vepër kri.minale. Kjo nuk na bën neve të humbasim toruan dhe të biem në pa.nik.
Unë ju ftoj që ta kundroni, të shihni ftohtë situatën e rendit dhe sigurisë dhe mos të biem në p.anik nga një ngjarje që të themi u shemb! Nuk shembet Shqipëria, as siguria, për një ngjarje, as për dy. Por ju them që gjithsesi, numri i veprave të rënda kri.minale në Shqipëri është ky që është. Jemi më pak, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, jemi shumë më poshtë, jemi shumë më poshtë sesa çdo periudhë e ngjashme e historisë sonë. Kaq është. Kjo është e provueshme.
Ne sot kemi rreth 35 vr.asje deri tani. S’kemi pasur kurrë ndonjëherë në historinë e re të Shqipërisë, kaq. A janë shumë? Sigurisht që janë shumë. Duhet të jenë zero. Por zero nuk bëhen kurrë këto, për sa kohë ka njerëz në botë. Dhe këtë mund ta krahasoni dhe me shifrat më të mira të vendeve të tjera perëndimore. Kemi shumë vende europiane që kanë më shumë vr.asje për frymë sesa Shqipëria. Vende europiane, jo vende të rajonit! Ndaj unë e ftoj edhe median, publikun dhe shoqërinë që të mundohemi të mos krijojmë situata histerie dhe pa.niku dhe tjetra, të distancohemi pak nga kr.imi. Distancim nga krimi unë nënkuptoj mbështetjen e policisë. Se nganjëherë i turremi policisë a thua se Policia i bën vr.asjet! Jo, Policia është për t’i parandaluar dhe për të gjetur e vënë para përgjegjësisë autorët e tyre.
Kështu që nuk mundet dhe këtë e kam shqetësim për ata që arrijnë ta ndiejnë shqetësimin njëlloj si unë. Ka të tjerë që s’duan ta ndiejnë, mos ta ndiejnë. Por për ata që arrijnë ta ndiejnë përgjegjësinë për këtë vend, seriozisht duhet që në këto momente policia të inkurajohet për të bërë detyrën, sepse s’duhet të harrojmë që policët janë njerëz. Që edhe ata mund të zhgënjehen një ditë, që edhe ata mund të demotivohen, edhe do ta bëjnë punën më keq. Ne kemi interes që policët ta bëjnë punën më mirë dhe që ta bëjnë punën më mirë ata kanë nevojë për mbështetjen tonë, të medias në radhë të parë, të qytetarëve në radhë të dytë, dhe sigurisht ne e kemi detyrë funksionale dhe s’bëhet fjalë për mbështetjen tonë. Faleminderit.