Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Jetoj në shtëpinë e rrënuar” Alarmi i kryefamiljarit nga Kurbini: Fëmija më lindi në çadër, nuk mundesha më (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Jetoj në shtëpinë e rrënuar” Alarmi i kryefamiljarit nga Kurbini: Fëmija më lindi në çadër, nuk mundesha më (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga banorët e fshatit Shpërdhet të Kurbinit, shtëpia e të cilit është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me kushtet e vështira që jeton.

Ai quhet Eduart Hysa, dhe deri para një javë ka jetuar në çadër, madje thotë se fëmija i tij i tretë ka lindur aty, duke qenë kështu një nga historitë më të vështira të periudhës pas tërmetit.

Më pas ai ka vendosur të marrë një iniciativë të rrezikshme, duke u kthyer të jetojë në shtëpinë që ka pësuar dëme të pariparueshme.

Gjatë bisedës me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, kreun e FRPD, Belind Këlliçi, ai thotë se shtëpinë fillimisht ia kanë vlerësuar si të pabanueshme dhe për tu shembur.

Por më pas ekspertët e tjerë që kanë bërë vlerësimin kanë ndryshuar mendje dhe e kanë klasifikuar banesën në nivelin e mesëm DS2 për riparim dhe jo rindërtim megjithëse inxhinierët që në krye të herës i kanë thënë të mos hyjë në atë banesë pasi rrezikon të shembet. Shuma që përfiton nga ky vlerësim nuk i mjafton për të bërë asgjë me shtëpinë, ndërsa jeton vetëm me 100 mijë lek të kempit si invalid, vetë i gjashtë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Qytetari: Unë jam Eduart Hysa, banor i Shpërdhetit. Deri para një jave kam ndenjur në çadër dhe tani po jetoj në shtëpi të shembur, siç po e shihni edhe ju.
Këlliçi: Eduart, sa veta jeni?
Qytetari: Jam vetë i gjashti, nëntë muaj në çadër.
Këlliçi: Po pse vendose të futesh këtu?

Qytetari: Nuk kam rrugë tjetër, nuk jetohet me fëmijë të vegjël në çadër gjithë kohës. Tani përsëri këtu në shtëpi, po rrezikojmë.
Këlliçi: Në shtëpinë e prishur?
Qytetari: Po, në shtëpinë e prishur. Po rrezikoj dita-ditës.
Këlliçi: Si ta kanë vlerësuar shtëpinë? A ka ardhur dikush nga shteti me u interesu?
Qytetari: DS.. Ka ardhur dhe më kanë thënë… kur kanë ardhur për herë të parë inxhinierët më kanë thënë që mos hyni brenda, se kjo rrezikon që të shembet.
Këlliçi: Edhe si të klasifikuan?

Qytetari: Pastaj kur ka dalë akt konstatimi ma kanë nxjerr DS2 të mesëm, nuk ma kanë vlerësuar siç duhet.
Këlliçi: Po ndonjë ndihmë, ndonjë mbështetje, ndonjë financim nga shteti, ke marrë?

Qytetari: Asnjë lloj gjëje!

Këlliçi: Bonus qeraje, mbështetje financiare?
Qytetari: As bonus qiraje, asnjë gjë!
Këlliçi: Me aq lekë (fjala është për paratë që përfiton për riparim nga vlerësimi DS2) çfarë mund të bësh ti në shtëpi?
Qytetari: Asnjë gjë!

Belindi: Sa fëmijë ke?
Qytetari: 3 fëmijë! Më të madhin 9 vjeç, më të voglin 6 muajsh.
Këlliçi: 6 muajsh?!
Qytetari: 6 muajsh!
Belindi: Fëmija ka lindur ne çadër?
Qytetari: Në çadër, ne çadër!
Këlliçi: Edhe vetëm para 4 ditësh keni dalë nga çadra?
Qytetari: Po!

Belindi: Të ardhura financiare, çfarë keni?
Qytetari: Unë jam invalid. Marr një kemp nga 100 mijë lekë (të vjetra).
Belindi: Vetë i gjashtë?
Qytetari; Vetë i gjashtë!
Belindi: Asnjë mbështetje nga shteti tjetër?
Qytetari: Jo! Të vijnë ta vlerësojnë, ta rishikojnë! Mos të na lënë këtu që te na zënë këto gërmadha brenda!

 

Pas

Nuk zuri mend dhe përsëriti gabimin/ Arrestohet pronari i një lokali, ja për çfarë akuzohet

Para

Mos e hidhni pasi ti konsumoni! Këto janë arsyet pse duhen ruajtur fijet e lëkurës së bananeve

Para
Mos e hidhni pasi ti konsumoni! Këto janë arsyet pse duhen ruajtur fijet e lëkurës së bananeve

Mos e hidhni pasi ti konsumoni! Këto janë arsyet pse duhen ruajtur fijet e lëkurës së bananeve

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora