• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Jemi katandisur në një rryp toke mes detit dhe maleve”/ Artan Fuga: Nuk kemi çfarë të japim më

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Jemi katandisur në një rryp toke mes detit dhe maleve”/ Artan Fuga: Nuk kemi çfarë të japim më
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Akademiku dhe profesori Artan Fuga thotë se Shqipëria ndër shekuj është katandisur “në një rryp toke mes detit dhe maleve”.

Në një analizë të tij në Facebook, në lidhje me çështjen e detit me Greqinë, profesor Fuga shprehet se “nuk kemi çfarë të japim më”.

artanfugaaFuga rikthehet pas në kohë, me Shën Naumin që dikur Mbreti Zog ia shiti Jugosllavisë, duke theksuar se historia e Shqipërisë duhet parë me kujdes, se si ka mundur të mbijetojë duke u rrudhur dhe duke lëshuar territor.

Sipas tij shqiptarët mund të jenë trima, por tokat sipas historisë i kanë lëshuar madje në periudha të ndryshme historike.

Statusi i Artan Fugës në Facebook

Sindromi i Shën Naumit në shtetformimin tonë!

Mos vallë nga që jemi ngucur e struktur rreth Lanës, kemi lënë bosh territorin, kujtojmë se shteti shqiptar mund të mbahet rreth territorit të Lanës, të jetë një territor lanabregas, sikurse iu imponua Ismail Qemalit me shtetin trekëndësh Vlorë – Elbasan – Berat?

Kjo do të kishte qenë e pafalshme sidomos kur shohim pasuritë tona kombëtare në territor që shkojnë për “dhjamë qeni”. Por, sikurse e shpjegonte edhe Darvini, por jo vetëm, një organ i trupit që nuk përdoret, atrofizohet, humbet bashkë me funksionin edhe formën edhe materien e vet.

Se shumë mbahemi në poezi, mitologji, etnocentrizëm, histori se kemi qenë trima dhe kemi mbijetuar. Por, duhet parë me kujdes historia dhe faktet. Si kemi mbijetuar? Duke e rrudhur territorin tonë në administrim shtetror. Duke lëshuar territor. Është qysh në gjenezën e ndërtimit tonë kombëtar ky allishverish që mund ta quajnë të detyruar, mund ta quajmë zgjuarësi taktike diplomatike, mund ta quajmë horrllik, mund ta quajmë lënie e copave të territorit për ta shkëmbyer me njohjen e pushtetit të një pakice politike drejtuese që kështu çimenton pushtetin e vet, mund ta quajmë tragjedi fatale të historisë sonë. Quajeni si të doni, fakti mbetet aty sa një mal, sa kodra e bukur e Shën Naumit. E mësoi mbretëria këtë kur lëshonte toka. E mësoi edhe komunizmi që për motivin “quajeni si të doni” u rregullua me Titon me kushtin e lëshimit të çdo pretendimi shqiptar mbi territoret e plota shqiptare.

Trima mbase jemi, por tokat i kemi lëshuar, edhe të tjera ndofta mund të kishim lëshuar nëse në periudha të ndryshme historike, për interesat e tyre sigurisht mos kishte ndërhyrë Austro-Hungaria, Shtetet e Bashkuara, Italia, madje ndonjëherë dhe paradoksalisht edhe Serbia, madje historia do thënë sikurse është edhe Rusia (Bashkimi Sovjetik) dhe Stalini! E pabesë historia, por nuk mund të bëhet si e duam sot ne!

Jep këtu e jep atje jep katandisur në shekuj në një rryp toke mes detit dhe maleve dhe nuk kemi më çfarë japim. Nuk kemi më çfarë mirëkuptojmë. Gjeopolitikisht jemi mbledhur në këtë rryp toke të ngushtë që është toka jonë, kurse ekonomikisht jemi mbledhur buzë Lane duke ja lëshuar territorin askujt.

Pas

Dalin pamjet me dron/ Shikoni si u ‘bombardua’ 12-katëshi sot në Durrës

Para

E dhimbshme/ Shkoi për të lindur në spital, vdes nëna dhe foshnja

Para
E dhimbshme/ E përplasi makina disa ditë më parë, vd*s 11-vjeçari

E dhimbshme/ Shkoi për të lindur në spital, vdes nëna dhe foshnja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Recent News

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

14:14 | 11/11/2025
Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar