• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Je gruaja ime, s’do të gëzojë i fejuari” Historia e përndjekjes te Myslym Shyri, si i rrinte poshtë ballkonit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Je gruaja ime, s’do të gëzojë i fejuari” Historia e përndjekjes te Myslym Shyri, si i rrinte poshtë ballkonit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Ma ka bërë jetën ferr, dal nga shtëpia fshehtas, kur jam në rrugë kthej kokën para mbrapa. Më është bërë si hije”. Kështu e përshkroi ish të dashurin, M.T që pretendon se ka harruar të jetojë e qetë, pasi përndiqet në çdo minutë nga ish-partneri.

Një burim zyrtar deklaroi se pas veprimeve të para u prangos O. F, i moshës 22 vjeç, i cili pas një lidhjeje që nisi në 2016, pas ndarjes dyshohet të ketë kërcënuar e kanosur përmes mesazheve vajzën nga Pogradeci. Sipas një burimi zyrtar, i riu nuk hoqi dorë nga ish e dashura ndonëse së fundmi ajo u fejua me një tjetër dhe po përpiqej të largohej jashtë Shqipërisë.





22-vjeçari nga ana e tij justifikohet para agjentëve me pretendimin se ish e dashura e ka përdorur dhe e ka shfrytëzuar ekonomikisht dhe për të shëtitur jashtë vendit. “Përditë vjen poshtë ballkonit të shtëpisë në Tiranë dhe thërret me zë të lartë. Në fund më tha nuk do të gëzojë as i fejuari, je gruaja ime dhe do të gëzoj vetëm unë”, rrëfen e reja para policisë. Por ai nuk është trembur nga paralajmërimet apo edhe mesazhet, më tepër ajo është frikësuar nga ndjekjet me makinë dhe disa herë ndërprerja e rrugës prej tij, edhe kur ajo u largua në shtëpinë e fëmijërisë.

“Isha në Pogradec, më tha zbrit se do bëj skandal. Qyteti im është i vogël dhe nuk doja ta merrnin vesh të tjerët. Zbrita. Por ai sa më pa më kërkoi të hipja në makinë dhe më kërkonte ta braktisja të fejuarin”. Sipas policisë çifti kishte bashkëjetuar për katër vjet, ka jetuar në Francë dhe në Zvicër dhe sipas qëndrimit të të resë, ajo së fundmi e la atë për shkak të dhunës psikologjike.

Dëshmia e të dashuruarit: Gënjeva mamin

Por 22-vjeçari tanimë i arrestuar dhe në pritje për të dalë para gjykatës justifikohet se ishte përkushtuar ndaj të zgjedhurës së zemrës. “Jam lidhur kur isha 18 vjeç, bashkëjetuam në një shtëpi tek Kodra e Diellit, bëja çdo gjë për të. I blija çdo gjë që ajo dëshironte. Gjatë kohës që isha në burg në Zvicër, dyshoj që më vodhi 30 mijë franga. Edhe në Zvicër bashkëjetonim, ia pagova biletën e avionit dhe çdo gjë. Madje prindërit e mi nuk dinin që vazhdoja të jetoja me të”. Por e reja nga ana e saj e kundërshton duke shtuar sipas burimeve se ajo në respekt të prindërve të tij dhe për të respektuar të atin e ish të dashurit që kishte ndërruar jetë nuk e kishte denoncuar më herët.

Gjithsesi 22-vjeçari këmbëngul që edhe në rastet kur ka udhëtuar drejt Pogradecit ku ish e dashura po bënte pushimet, ai kishte shkuar me kërkesë të saj. “Sa më thërriste, vrapoja drejt saj. Po shkoja në Pogradec pasi kishte ditëlindjen një i afërm i saj dhe vetë më kërkoi. U ndeshëm dhe u shkëmbyem me makinë në Librazhd, i kërkova të ndalojë, por u soll sikur s’më njihte dhe gjithashtu tha – nuk të njoh. I arrestuari sipas burimeve dëshmon se madje kishte gënjyer edhe të ëmën për largimin nga kryeqyteti dhe udhëtimin drejt Pogradecit. I riu u ndalua për këtë incident në Fushë Labinot, por për sa kohë e reja nuk dorëzoi kallëzim ai u la i lirë.

Sherri vazhdon

Por grindja mes dy ish-partnerëve ka vazhduar edhe në kryeqytet, kur i riu ka kërkuar që ta ndalojë ish të dashurën, një tentativë që sipas saj përshkruhet si kërcënim me armë. “Poshtë shtëpisë kam qenë, kërkoja shpjegim se përse nuk ndaloi dhe përse u soll sikur nuk më njihte, dhe përse e njoftoi policinë. U shkëmbyem më vonë në Tiranë, i kërkova që ta ulë xhamin e makinës që të flisnim por ajo më bëri me gisht policia”.

Por pavarësisht këtij justifikimi policia disponon dëshminë e ish të dashurës, tanimë të fejuar me një tjetër, që rrëfen se si u rrah në prani të shoqes me grushte në bark dhe në fytyrë. Ndërkohë agjentët pohojnë se do të administrojnë edhe deklaratat e fqinjëve në rrugën Myslym Shyri nëse kanë dëgjuar apo jo të bërtiturat dhe kërcënimet e një mashkulli që çdo ditë thërriste poshtë ballkonit. I riu përpara se të arrestohej pohon se nuk e dinte që e kishte bezdisur ish të dashurën megjithëse mesazhet e shumta në telefon tregojnë të kundërtën.

“Ndihem vërtet në siklet të madh, gjithçka kam bërë e kam bërë për dashurinë ndaj saj. Kam shkuar pranë M. sa herë më ka kërkuar dhe në asnjë moment nuk më ka lënë të kuptuar që nuk më donte më”. Pavarësisht këtij qëndrimi 22-vjeçari, që duket sikur është një zënkë të rinjsh njëri prej të cilëve nuk pranon që u braktis për një tjetër, ai do të dalë para gjykatës së kryeqytetit për veprën e përndjekjes. Policia pas prerjes së fletë arrestit dyshon se ai i shkaktoi ankth vajzes dhe madje e stresoi aq shumë sa ajo ndryshoi stilin e jetesës dhe përpiqej të udhëtonte fshehtas. Gazeta Si

Pas

COVID 19/ PowerUP- programi që ndihmon START-up dhe bizneset e vogla e të mesme

Para

E vendosur deri në fund/ Rudina Hajdari kërkon ndihmën e qytetarëve për datën e zgjedhjeve (FOTO)

Para
E vendosur deri në fund/ Rudina Hajdari kërkon ndihmën e qytetarëve për datën e zgjedhjeve (FOTO)

E vendosur deri në fund/ Rudina Hajdari kërkon ndihmën e qytetarëve për datën e zgjedhjeve (FOTO)

Të Gjitha

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

nga Fast News
10:55 | 13/07/2025
0

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

nga Fast News
10:24 | 13/07/2025
0

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

Inteligjenca Artificiale do të përdoret edhe në bujqësi, drejtuesja e AKSHI tregon si do të bëhet

nga Fast News
10:22 | 13/07/2025
0

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda

nga Fast News
10:05 | 13/07/2025
0

Recent News

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

Bie prodhimi i qumeshtit dhe nënprodukteve të tij

10:55 | 13/07/2025
Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

Si e përdorën shqiptarët kohën digjitale? 85% e shpenzuan duke folur në telefon, 27% duke u marrë me politikë

10:24 | 13/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar