Keni bërë plane për fundjavë dhe nuk e dini si do të jetë moti?
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka bërë parashikimin për ditën e shtunë dhe të dielë. Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e intervale kthjellimesh.
Reshje shiu me intensitet të ulët në zonën Jugore-Juglindore të vendit deri në orët e mesditës.
Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-12m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek.
Dita e diel parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime.
Era parashikohet nga kuadrati i Veriut me shpejtësi 2-10m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 15m/sek.