Politikani dhe arkeologu i njohur Neritan Ceka është infektuar nga pandemia e koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga burime të “TvT”, të cilët bëjnë me dije se arkeologu po mjekohet në shtëpi pasi nuk ka pranuar që të shtrohet në spital për të marrë trajtimin e specializuar mjekësor.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se përveç trajtimeve me medikamentet anti-Covid, Ceka po asistohet edhe me oksigjen për lehtësimin e frymëmarrjes. Megjithatë nuk ka detaje të tjera për gjendjen e tij.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Kujtojmë se muaj më parë Ceka shpërtheu në mallkime, duke bërë xhiron e rrjetit, për të gjithë ata që votonin në zgjedhjet e qershorit të shkuar për Bashkitë e vendit. Ndërsa së fundmi Ceka, reagoi ashpër kundër deklaratës së kritikut italian të artit, Vittorio Sgarbi, i cili tha se qyteti antik i Bylisit ishte grek.