• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
5 years më parë

‘I bënë një gjilpërë’ Vajza zbulon certifikatën që i jepet viktimave nga Covidi: Më thanë nëna ka vdekur, e ke në morg

ngaAurora Sulçe
në Aktualitet
0
‘I bënë një gjilpërë’ Vajza zbulon certifikatën që i jepet viktimave nga Covidi: Më thanë nëna ka vdekur, e ke në morg

Elsa Bita, vajza nga Lushnja që dha detaje tronditëse për nënën e shtruar në spitalin e Infektivit ka dhënë lajmin e hidhur se mamaja e saj ka ndërruar jetë. E kontaktuar nga Fax News, Bita u shpreh se e ëma ndërroi jetë 2 ditë pasi dha intervistën. “Më thanë ka vdekur, e ke te morgu”, i thanë vajzës duke e njoftuar për ndarjen nga jeta.

Njoftimin për vdekjen e nënës e mësoi më 4 Shtator në orën 10:00, ndërsa beson se 71-vjeçarja të ketë ndërruar jetë në orën 07:00. “Unë se hapa fare mamin, e kishin mbledhur si mumje”, u shpreh Bita.

Edhe një vajzë tjetër, e cila kishte babain të shtruar në spitalin Infektiv, i thanë se i kishte ndërruar jetë. Kur hapi trupin e të ndjerit, pa që ishte i mbuluar me gjak. Ndërsa vajzat bëjnë me dije se mjekët i japin të njëjtën certifikatë vdekjeje të gjithë viktimave.

Fax News ka siguruar certifikatën, ku shkruhet se pacientët shtrohen për Covid, por sipas Bitës, të gjithë viktimave ia cilësojnë se shkaku i vdekjes ishte nga “arresti kardio-respirator”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kujtojmë se disa ditë më parë, Elsa Bita dha një një intervistë për Fax News ku tregoi nga oborri i spitalit se e ëma e saj ishte përkèqësuar pas një gjilpëre që pretendonte se i kishin bërë në vesh, ndërkohë që doktoresha që po e trajtonte, thoshte se nuk i ishte bërë një gjë e tillë. Bita u shpreh se asnjë nga familja e saj nuk ishte pozitive me Covid dhe pse i kanë qendruar pranë dhe i kanë shërbyer nënës 71-vjeçare.

“Është më mirë të mos i sillni njerëzit në spital. E solla në gjendje të mirë, pas tre ditësh mami më thotë që më bën një gjilpërë te veshi. Doktoresha më tha që nuk i kemi bërë asnjë gjilpërë në vesh ndërkohë që mami më tha që i bërën gjilpërën. Kishte këputje trupi, e çova në urgjencë në Lushnje dhe më thanë që dyshohet për Covid. Në Lushnje mami ishte shumë mirë.

Pasi doli pozitive në Lushnje doktoresha na dha recetën por pasi piu ilaçet mami u bë më kèq. Më thoshte vazhdimisht që ilaçet më bëjnë më keq. Gjithë familja është negative por prèsioni i po.licisë nuk na lejon të dalim nga shtëpia kur tampon ka dal negative. Unë i kam humbur të gjithë shpresat, pres vetëm të jap shpirt në krahët e mi”, tha Elsa Bita.

Më tej e reja tregoi dhe për kushtet skándaloze brenda spitalit, ku sipas saj pacientëve u jepet ujë nga rubineti.

“Kam mamin këtu, nuk kam marrë informacione. Kushtet brenda janë skandaloze. Mami sa ishte me gojë e fliste, më thoshte nuk më japin ujë, më thahet goja, mbushin nga rubineti. Nuk më ndërrojnë. Doktoresha më ka thënë që është para intubimit, nuk bëhet më. Nuk e kam takuar doktoreshën. Iu kam kërkuar t’i japin vetëm pak ujë. Dje ia hoqën pak i dhanë ujë, piu pak e lagu buzën.

Sa i vënë aparaturat nuk duan t’ia dinë më. Koordinatorët janë të patrajnuar, sillen shumë keq. Nuk japim dot informacion thonë. Të paktën t’i japin bebelinat. Kam 8 ditë këtu. 6 ditë kam fjetur në makinë dhe 2 ditë në hotel. Kur erdhi ishte në gjendje të mirë, fliste, me një burim oksigjeni ka qenë. Tre ditë ishte ashtu. Më thoshte pse ankohesh jashtë se më bërtasin brenda.

Çfarë të them. Jam pishman që e solla këtu. I thashë doktoreshës ma jep ta çoj në shtëpi, ta shtrëngoj në krahët e mi, të japë frymën e fundit. Ne nuk jemi kafshë, jemi njerëz, na dhemb shpirti, na dhemb xhani. Të na thonë një fjalë, të ketë një zyrë informacioni, të marrim informacion, siështë gjendja”, tha gruaja e re./ Fax News

 

 

Pas

Paralajmëron virologia e njohur: Kujdes, ky është vendi ku COVID19 përhapet më shumë

Para

Monedhat shqiptare të periudhës 1945 – 1991

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

nga Fast News
15:30 | 30/12/2025
0

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

nga Fast News
15:00 | 30/12/2025
0

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

OSHEE, me inteligjencë artificiale – Tender 98.65 mln lekë për ngritjen e platformës, synohet ulja e gabimeve dhe saktësi në analiza

nga Fast News
14:30 | 30/12/2025
0

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

nga Fast News
14:00 | 30/12/2025
0

Para
Monedhat shqiptare të periudhës 1945 – 1991

Monedhat shqiptare të periudhës 1945 – 1991

Recent News

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje të PBB-së deri më 2028

15:30 | 30/12/2025
Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé shpallet miliardere nga Forbes

15:00 | 30/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar