• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Historia e dhimbshme/ U divorcua nga bashkëshorti para 38 vitesh, fëmijët nuk pranojnë të takojnë të ëmën (VIDEO)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Historia e dhimbshme/ U divorcua nga bashkëshorti para 38 vitesh, fëmijët nuk pranojnë të takojnë të ëmën (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Jonila Gjini nuk ka ndarë vetëm historinë e saj, humbjen e motrës, tek rubrika “Ka një mesazh për ty”, ajo ka treguar edhe historinë e hallës së saj e cila prej 27 vitesh nuk i shikon fëmijët e saj.

Halla e saj Diella është ndarë nga bashkëshorti 38 vite më parë.

Ajo mori me vete 3 fëmijët e saj, por nga kushtet e vështira ekonomike i dërgoi sërish tek i ati, me shpresën se një ditë do bashkëpunojnë sërish apo do i rimerrte.

Por kjo mesa duket nuk ndodhi kurrë, ajo ka jetuar pa parë fëmijët e saj për 27 vite dhe arsyen pse ata nuk duan ta takojnë, ajo nuk e di.

Ardit Gjebrea: Cili është motivi që ti dhe motra do sillnit sot hallën këtu?

Jonila Gjini: Halla jonë ka një histori të jashtëzakonshme. Para 38 vitesh ajo është divorcuar nga bashkëshorti dhe ka pothuajse 27 vjet që nuk flet fare me fëmijët e saj. Në fillim është larguar nga famija e bashkëshortit së bashku me tre fëmijët e saj dhe ka shkuar tek gjyshi im, por për shkak të problemeve ekonomike të asaj kohe, nuk kanë mundur t’i mbajnë fëmijët dhe i kanë kthyer sërish. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, por fëmijët e saj kanë 27 vite që nuk i flasin më.

Ardit Gjebrea: Ajo kur i ktheu fëmijët, i ktheu me idenë që do i linte gjithmonë atje, apo që do i rimerrte përsëri?

Jonila Gjini: Ndoshta për t’i rimarrë më vonë ose ndoshta për të bashkëpunuar me ish-bashkëshortin për fëmijët e tyre, por kurrë për t’i braktisur. Gjatë gjithë këtyre viteve, në sytë e saj kam parë mungesën e fëmijëve. Unë hallën e kam parë shumë herë duke vuajtur për fëmijët dhe arsyeja e ardhjes sime këtu, është një reflektim i atyre që kam parë gjatë gjithë këtyre viteve. Një reflektim që kishte halla për fëmijët, i mungesës së tyre.

Ardit Gjebrea: Ka bërë halla ndonjë hap për t’i takuar?

Jonila Gjini: Patjetër që po, së bashku me familjen time kanë bërë shumë herë përpjekje për t’i takuar fëmijët, por ata nuk kanë pranuar në mënyrë kategorike që të takohen me hallën.

Ardit Gjebrea: Pse, e dini motivin?

Jonila Gjini: Nuk e dimë asnjë motivin.

Jonilda ka treguar së në kohën që punonte në një zyrë sigurimesh ka ardhur kushërira e saj, vajza e hallës tjetër së bashku me një djalë dhe e ftojnë për kafe. Kur u nisën për kafe gjatë rrugës ajo kuptoi se ai ishte djali i hallës. Sapo e kuptoi këtë gjë, e përqafoi e emocionuar. Ai dëshironte të takonte kushërinjtë e tij, por në mënyrë kategorike nuk dëshironte të fliste për të ëmën. Madje motra e Jonilës kur ishte gjallë planifikonte që në dasmën e saj të ftonte edhe fëmijët e hallës.

Ardit Gjebrea: Ku jetojnë fëmijët e hallës.

Jonila Gjini: Nuk e di saktësisht, di vetëm që djali jeton në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Çfarë mesazhi do i japësh hallës sot?

Jonila Gjini: Në radhë të parë dua që fëmijët e saj të kuptojnë se realisht kanë një nënë të mrekullueshme që ata nuk e dinë sepse jam e sigurt që nëse do e dinin, ngjarjet nuk do kishin rrjedhur kështu. Mendoj se edhe fëmijët e hallës janë njerëz të mrekullueshëm dhe do doja t’i thoja që ne i duam pafund dhe unë këtu jam reflektimi i dashurisë që më ka dhuruar familja dhe halla ime.

Pas

Rama bën lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Para

Godet përsëri deputeti socialist, këtë herë veshja në Parlament ishte jashtë çdo parashikimi (FOTO)

Para
Godet përsëri deputeti socialist, këtë herë veshja në Parlament ishte jashtë çdo parashikimi (FOTO)

Godet përsëri deputeti socialist, këtë herë veshja në Parlament ishte jashtë çdo parashikimi (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar