• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Fituesit “përcaktohen” nga kryetari, zbardhet formula e “listave 100% të hapura” (Foto)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Fituesit “përcaktohen” nga kryetari, zbardhet formula e “listave 100% të hapura” (Foto)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Newsbomb ka zbardhur formulën e listave të hapura 100% që kërkon Partia Socialiste, ku shpjegohet se si do të bëhet ndarja e mandateve.

Në fletën e votimit, votuesi do të ketë mundësi të zgjedhë partinë dhe më pas do të zgjedhë edhe një nga kandidatët që ofron partia që ai ka votuar.

Kandidatët do të jenë të renditur nga kryetari i partisë sipas preferencës së tij, por do të jetë pikërisht kjo renditje që do të përcaktojë shumë në listën e deputetëve fitues.

Pas mbylljes së procesit të votimit, fillimisht do të numërohen votat për partitë, duke llogaritur edhe se sa mandate do të ketë secila, ndërsa më pas do të shihet se cilët janë kandidatët fitues të secilës parti.

Si do të bëhet llogaria e ndarjes së mandateve?

Sipas kësaj formule, emrat e renditur më lart nga kryetari i paritsë kanë më shumë mundësi për të fituar mandatin e deputetit.

Po marrim një shembull: Partia “X” në një qark që nxjerr 15 deputetë ka marrë 100 mijë vota dhe ka fitur 10 mandate, duke llogaritur se për të nxjerrë një deputet i duhen 10 mijë vota.

Deri në këtë moment fitues janë 10 kandidatët e parë që ka listuar kryetari i partisë, por renditja mund të ndryshojë nëse një nga kandidatët e renditur në listë në radhën 11-15 ka marrë më shumë vota se sa ata që janë në 10 vendet e para.

Pra në rastin e shembullit tonë, një kandidati të renditur në listë në vendin 11-15 i duhet të marrë minimalisht 10001 vota, duke spostuar vendin e 10 më poshtë dhe duke e zëvendësuar vetë.

Por një grua në listën e kryetarit të partisë nuk mund të spostohet nga një burrë, por vetëm mund të spostohet nga një grua tjetër që ka marrë më shumë se votat që duhen për të siguruar një mandat deputeti.

Me anë të kësaj mënyre ruhet edhe barazia gjinore.

Kjo është formula e hedhur në tryezën e Këshillit Politik nga Partia socialiste, ndërkohë që ende nuk dihet nëse do të pranohet nga opozita./newsbomb

Pas

U shpall “Qytetar Nderi” në Skrapar, mjeku Pëllumb Pipero bën ‘gafën’ e madhe

Para

Policia zbarkon, ‘rrethon’ një tjetër qytet, ja ç’po ndodh në veri të vendit

Para
Aksident i rëndë në Himarë/ Ndërron jetë një person, plagosen 2 të tjerë

Policia zbarkon, ‘rrethon’ një tjetër qytet, ja ç’po ndodh në veri të vendit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar