• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

EMRAT/ PD bën denoncimin e fortë: Ja kush janë ish-sigurimsat e emëruar në Policinë e Shtetit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
EMRAT/ PD bën denoncimin e fortë: Ja kush janë ish-sigurimsat e emëruar në Policinë e Shtetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Një denoncim i fortë ka ardhur sot nga Partia Demokratike.

Ish-deputeti Klevis Balliu ka deklaruar se policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qyterarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme.

Ndërkohë PD ka bërë publike dhe një listë me emrat e efektivëve të policisë të cilët sipas tyre janë bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit enverist.

Më tej ai shprehet se nen drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet  e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.

Ky reagim i Partisë Demokratike ka ardhur nga marrja në mbrojtje e drejtorit të sigurisë publike në policinë e shtetit, Gjovalin Loka nga Sandër Lleshaj. Loka është akuzuar nga Partia Demokratike se ka qënë ish-sigurims e që nuk duhet të vijonte të ishte në radhët e policisë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KLEVIS BALLIU

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste. 

Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit.  Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi.

Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

  • XHAVIT SHALA
  • GANI ZENELI
  • BESNIK SHEHAJ
  • ARTAN SHKEMBI
  • XHEVAHIR KARAJ
  • NIKOLL RICA
  • ILIRJAN MANDRO
  • YLLI VASILI
  • MEHDI ÇANGA
  • KASTRIOT SKENDERAJ
  • KRENAR MUÇO
  • ARJAN FERI
  • ANDON MARKO
  • SADRI RAMÇAJ
  • AGIM HOXHA
  • BEDRI HASANAJ
  • BILAL SEMANAJ
  • MYSERET HASANBELLI
  • ZIJA SULAJ

Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.

Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”. 

Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris.

Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet  e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet. 

Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim  standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!

 

Pas

Mark Marku e thotë troç: Ja çfarë nuk më ka pëlqyer kurrë te Sali Berisha

Para

Vaksina anti-COVID19/ Ambasada Amerikane jep lajmin e rëndësishëm

Para
Vaksina anti-COVID19/ Ambasada Amerikane jep lajmin e rëndësishëm

Vaksina anti-COVID19/ Ambasada Amerikane jep lajmin e rëndësishëm

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar