• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Edi Rama bën fushatë elektorale në Greqi, emigrantët shqiptarë i nxjerrin zbuluar ‘te fshehtën’ e madhe

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Edi Rama bën fushatë elektorale në Greqi, emigrantët shqiptarë i nxjerrin zbuluar ‘te fshehtën’ e madhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Reagim i komunitetit shqiptar në Greqi, pas vizitës së Kryeministrit Edi Rama. Përfaqësia e komunitetit, një organizatë ku aderojnë një përqindje mjaft e lartë shoqatash nga e gjithë Greqia, por edhe një numër i madh aktivistësh të paanëtarësuar në shoqata, ndjen se ka detyrim moral të shpjegojë përse nuk informoi për një takim të komunitetit me kryeministrin shqiptar, në Athinë. Kjo, pasi siç deklarojnë, u informuan disa herë se nuk do të ketë një takim me komunitetin, përveç një aktiviteti të ngushtë me strukturat e Partisë Socialiste në Athinë e Greqi.

Sqarim rreth vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.





Të nderuar bashkatdhetarë, aktivistë, anëtarë të shoqatave që aderojnë në “Komunitetin Shqiptar në Greqi” (ish-FSHSHG).

Bordi drejtues ndoqi me shumë vëmendje vizitën e kryeministrit shqiptar në Greqi, të parën në thuajse 8 vjet qeverisje! Në kuadrin e forumit të “Economist” u hodhën hapa të rëndësishëm, si për integrimin e atdheut tonë në familjen europiane, ashtu dhe për mbajtjen e ekuilibrit në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve fqinje, që për ne janë dy vendet tona.

Ndërkaq, ne u interesuam vazhdimisht për një takim, akoma dhe të shkurtër, me përfaqësues të komunitetit emigrant.

Duke qenë tepër të vetëdijshëm se koha ishte e kufizuar, por edhe përgjegjës për situatën e rrezikshme nga covid-19, do të mjaftoheshim me shumë pak përfaqëues e do të siguroheshim se do të respektoheshin të gjitha masat mbrojtëse.

Të jeni të bindur se ne do informonim të gjithë anëtarët, shoqatat aderuese si dhe aktivistët për një takim të tillë, sapo të konfirmohej, për të vendosur së bashku përfaqësimin.

POR, por, komuniteti shqiptar në Greqi NUK kishte kurrë një takim me kryeministrin! AS ishte takim me emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi takimi i sotëm i mesditës së 16 shtatorit. Dhe në komunikim me Ambasadën na u bë e qartë se në axhendën e Kryeministrit nuk kishte një takim të tillë.

Takimi në fakt u zhvillua me koordinatorët e fushatës elektorale të Partisë Socialiste Athinë e Greqi, dhe me stafin e kompanisë Top Lines e cila tradicionalisht kryen dhe transportin falas të votuesve të majtë drejt Shqipërisë, sa herë që ka votime. Mesa duket takimi ishte për startimin e fushatës elektorale.

Këtë, madje, e konfirmuan hapur nga kjo strukturë shumë anëtarë e aktivistë që u interesuan për këtë aktivitet.

Jo, kryeministri Edi Rama nuk u dha aspak shansin bashkatdhetarëve emigrantë të flisnin! Ose, akoma më keq, kryeministri kujtonte se takonte përfaqësi, por përfaqësuesit e tij në Greqi “e mashtruan”, pak e vështirë për të qenë e vërtetë.

Së fundi, për të luftuar disinformimin që bëhet në kurrizin tonë ju ftojmë ta shpërndani këtë informacion në lidhje me këtë injorim të hapur dhe shfrytëzim të përsëritur të emrit e kontributit tonë, nga pala e shtetit shqiptar. Përzemërsisht, Kryesia e “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, ish-FSHSHG.

Pas

E FUNDIT/ Kërcet në mes të Durrësit, të shtëna me armë zjarri

Para

Situata kritike nga virusi, Pipero zbulon kërkesën e madhe që i ka bërë qeverisë

Para
Situata kritike nga virusi, Pipero zbulon kërkesën e madhe që i ka bërë qeverisë

Situata kritike nga virusi, Pipero zbulon kërkesën e madhe që i ka bërë qeverisë

Të Gjitha

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

nga Fast News
09:30 | 10/08/2025
0

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

nga Fast News
09:00 | 10/08/2025
0

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

Nëse punoni shumë me kompjuter, ju duhet kjo vitaminë

nga Fast News
08:30 | 10/08/2025
0

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

Asgjë për t’u çudititur me çmimet në jug!

nga Fast News
08:00 | 10/08/2025
0

Recent News

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

Si mund ta godasin ekonominë globale tarifat tjera të Trumpit ndaj Rusisë?

09:30 | 10/08/2025
Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

Sa është realisht shtrenjtimi i jetesës në Shqipëri në 2025?

09:00 | 10/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar