Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 46-vjeçar është vënë në pranga pasi ka kryer marrëdhënie s*ksuale në mënyrë të vazhdueshme me një 13-vjeçare. Policia nuk jep detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ndërkohë në pranga është vënë shtetasi Blerim Bizgjoni bëjnë me dije burimet për Faxweb.al.
Mësohet se denoncimi është bërë nga 14-vjeçarja, e cila ka dëshmuar se Blerim Bizgjoni e ka përdhunuar për më shumë se një muaj. 47-vjeçari ka kryer marrëdhënie s*ksuale me të miturën ditën e Kurban Bajramit dhe e ka kërcënuar vajzën që të mos tregonte rreth kësaj ngjarje.
Minorenia ka dëshmuar në polici se me familjen e Blerim Bizgjonit kishin lidhje krushqie, ndërkohë që abuzimi më të ka vijuar për më shumë se një muaj.
Burime bëjnë me dije se rasti i Bizgjonit është i përsëritur, pasi joshte fëmijë me shuma parash, dhe i ngacmonte s*ksualisht.
Mësohet se e mitura po trajtohet nga psikologë në banesën e saj, dhe po mbahet nën kujdes pasi gjendja e saj psikologjike është e rënduar.
Faxweb.al mësohen se e mitura veç të tjerash ka qënë shoqe me vajzën e autorit. Ditën e djeshme e mitura ka qëndruar deri në orën 23:00 pranë komisariatit për të bërë kallëzimin. Nga ana tjetër i është kërkuar disa herë nga familjarët e autorit që të tërheqë padinë. Nga ekspertiza ka rezultuar që me vajzën është abuzuar. Ajo ka treguar se ka pasur dhunë të vazhdueshme verbale e fizike gjatë momenteve të aktit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin e shtetasit B. B., 46 vjeç, banues në një fshat të Njësisë Administrative Buçimas.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas gjatë muajit gusht, ka kryer marrëdhënie s*ksuale në mënyrë të përsëritur me një 13-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Marrëdhënie s*ksuale me të mitur”, njofton Policia.