Qendra shëndetësore në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit është mbyllur pasi stafi shëndetësor prej 5 personash ka rezultuar i infektuar me COVID19.
Mësohet se janë 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët janë karantinuar pas daljes së përgjigjes së tamponit.
Ata mbulojnë të gjithë zonën me shërbime shëndetësore.
Për këtë arsye, Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur të mbyllë sot qendrën, duke bërë edhe dezinfektimin e ambienteve të saj.
Ndërkohë ende nuk dihet se ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone.