• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Do jetë viti më i vështirë shkollor” Rama ultimatum drejtuesve të arsimit: Bëjeni natën ditë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Do jetë viti më i vështirë shkollor” Rama ultimatum drejtuesve të arsimit: Bëjeni natën ditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pak para nisjes së vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

Ai është shprehur se ky vit do të jetë tepër i vështirë për shkak të pandemisë COVID19 pasi 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne dhe 183 me tre nënturne.

Kreu i qeverisë listoi disa nga masat duke theksuar se në asnjë rast nuk do ketë më shumë se 20 nxënës në klasë, ndërsa i bëri thirrje drejtuesve të arsimit dhe mësuesve për respektim maksimal të rregullave si fillim nga vetë ata dhe të jenë gati për një punë të vështirë duke punuar ditë-natë.

Ai përmendi skenarin e mësimit online një javë pas mësimit në klasa dhe tha se ruajtja e shëndetit është një sfidë e jashtëzakonshme jo vetëm për të filluar por edhe vijuar e përfunduar vitin shkollor.

“Duke parë se çfarë ndodh nëpër botë, padiskutim që jemi të shqetësuar lidhur me domosdoshmërinë për një nivel maksimal performance të gjithë zinxhirit të drejtimit të shkollave për këtë arsye MAS ka kryer një punë të thelluar dhe ka vënë në dispozicionin tuaj një udhëzues goxha të detajuar për fillimin e vitit shkollor, por përtej çfarë është studiuar dhe duke u analizuar me shumë përgjegjësi dhe përgjegjshmëri që është hedhur në këtë udhëzues, suksesi lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe gjithë skuadrat tuaja së bashku me drejtuesit e shkollave duhet të vini në dispozicion të këtij viti.

Duhet ta bëni natën ditë pa u lodhur dhe pa pushim dhe të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe t ë2 gjithë ata që ju punoni çdo ditë dhe për të ndjekur me rigorozitet udhëzuesin. Që nga drejtuesit e shkollave deri tek çdo mësues përfshirë edhe prindërit.Kjo do të thotë që udhëzuesin jo vetëm duhet ta mbani mirë parasysh në çdo paragraf të tijin po duhet ta mishëroni jut ë parët. E dini shumë që funksionimi I shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkollat do të funksionojnë me 1, 2 dhe 3 turne. Ashtu sikur e di se, 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne.

Mësimi do të zhvillohet me turne dhe orë 30 minutshe ku në klasa duhet të respektohen rregullat dhe s’duhet të ketë asnjë klasë me më shumë se 20 nxënës. Javën e parë do të zhvillohet në klasa dhe 1 javë online.

Dje u hapën 600 klasa nëpër shkollat publike për 4500 nxënës që e kishin të pamundur gjatë karantinës të ndiqnin mësimin online. Të gjithë institucionet arsimore që po marrin masat për fillimin e vitit të ri shkollor janë në një sfidë të jashtëzakonshme jo thjesht për të filluar por për të vazhduar dhe përfunduar këtë vit shkollor.

Pas trajnimeve të vazhdueshme me drejtuesit arsimorë, pajisjen me bazë material të nevojshme ku shtohen këtë vit dorezat alkool termometër etj, do të ketë një person nga sistemi I shëndetit publik pranë shkollës, ju lutem duhet të jenë kontakt I juaji I përditshëm, për t’ju gjendur pranë për të këmbyer një informacion. Në dijeninë time procesi I vijëzimeve nëpër shkolla po përfundon dhe sigurimi I distancës fizike në të gjitha mjediset e tyre është domosdoshmëri por thënë kjo është absolutisht e domosdoshme që të kuptohet nga të gjithë ju që nuk bëhet fjalë për të vendosur në rresht persona adult por burra dhe gra, djem dhe vajza që janë në moshën e tyre të pjekurisë, bëhet fjalë për të disiplinuar sjelljen në mjedisin social të një grupi moshash shumë delikate dhe prandaj është e domosdoshme që ky proces të kryhet me kujdes dhe përkushtim”, deklaroi kryeministri.

Pas

OFL ndalet sot në Tiranë, u kërkon deklarimin e pasurisë 4 ‘të fortëve’ (EMRAT)

Para

Nuk do i mësoni kurrë në shkollë/ Këto janë 11 rregullat e Bill Gates, mos injoroni nr.10

Para
Nuk do i mësoni kurrë në shkollë/ Këto janë 11 rregullat e Bill Gates, mos injoroni nr.10

Nuk do i mësoni kurrë në shkollë/ Këto janë 11 rregullat e Bill Gates, mos injoroni nr.10

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar