• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

COVID 19/ PowerUP- programi që ndihmon START-up dhe bizneset e vogla e të mesme

nga Fast News
5 years më parë
në Ekonomi
0
COVID 19/ PowerUP- programi që ndihmon START-up dhe bizneset e vogla e të mesme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

A jeni një firmë inovative që kërkoni mënyra të reja për tërheqjen e klientëve ose përshtatjen e modelit tuaj të biznesit për ta bërë atë më të qëndrueshëm ndaj pandemisë COVID-19? A po mendoni për financim të jashtëm, apo dëshironi ta bëni firmën tuaj më tërheqëse për investitorët?

Programi PowerUP do t’ju ndihmojë ta bëni këtë, duke ju siguruar gjithashtu një shans për t’u lidhur me kompani të tjera, investitorë, sipërmarrës të suksesshëm dhe përfaqësues të korporatave.

Banka Botërore, nën programin e saj PowerUP: Ndërtimi i Kapaciteteve për firmat në fazat e hershme në Ballkanin Perëndimor po fillon një program të dedikuar për më shumë se 200 kompani të financuara nga Bashkimi Evropian nën Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF) dhe zbatuar me mbështetjen e firmës globale të konsulencës Deloitte.

PowerUP është një program falas i krijuar për për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et që kërkojnë mënyra të reja për të tërhequr klientë, për të përshtatur modelet e tyre të biznesit dhe që janë potencialisht të interesuar për investime të jashtme. Të gjitha kompanitë e zgjedhura pjesëmarrëse do të marrin mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve dhe paketën e trajnimit që synon të mbështesë perspektivat e tyre të rritjes dhe qëndrueshmërinë ndaj COVID-19 dhe goditjeve të ngjashme të jashtme, si dhe rritjen e gatishmërisë së tyre për investime. Programi i ndërtimit të kapaciteteve do të sigurojë njohuri të vlefshme dhe do të përqendrohet në temat e klientëve dhe tregut, performancën financiare dhe atë të brendshme, markën dhe prezantimin para investitorëve potencial.

Programi synon të zgjasë nga Tetori 2020 deri në Shkurt 2021.

Rreth 100 kompani me performancën më të mirë nga Programi do të ftohen të konkurrojnë në Finalen e “PowerUP” në një vend tërheqës në Ballkanin Perëndimor në Mars 2021 dhe të shfaqin biznesin e tyre në skenë për një grup ekskluziv të ftuarish, engjëj investitorë, kapitalistë sipërmarrës, sipërmarrës me përvojë , përfaqësues të korporatave dhe mediave. Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në finale do të marrin ekspozim dhe njohje të konsiderueshme, pasi ato do të promovohen në mediat lokale dhe rajonale.

Tri prezantimet më të mira do të fitojnë Çmimin e Ekselencës së Sipërmarrjes në Ballkanin Perëndimor për kategori të ndryshme, si dhe mbështetje me një këshillim ekskluziv për biznesin e tyre, nga ekspertë lokalë dhe rajonalë nga firma globale e konsulencës Deloitte.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:

  • Firmat duhet të jenë të vendosura dhe të regjistruara ligjërisht në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia);
  • Firmat duhet të jenë operative prej së paku 1 viti;
  • Firmat duhet të kenë ndërmjet 3-100 punonjës;
  • Firmat duhet të jenë inovative dhe të kenë një produkt / shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një nga tregjet dhe për të cilin firma po kërkon të rrisë shitjet;
  • Firmat nuk mund të angazhohen në prodhimin e alkoolit, duhanit ose armëve, ose industri të ngjashme.

Ndërmarrjet e vogla & të mesme dhe startup-et e interesuara mund të aplikojnë nëpërmjet këtij linku: http://www.deloitte.com/al/powerup

Për çdo pyetje shtesë, aplikantët mund të kontaktojnë organizatorët në [email protected].

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator, 2020.

Pas

Lajm i keq për shqiptarët/ Ky shtet bllokon fluturimet, ja si do të veprohet me pasagjerët

Para

“Je gruaja ime, s’do të gëzojë i fejuari” Historia e përndjekjes te Myslym Shyri, si i rrinte poshtë ballkonit

Para
“Je gruaja ime, s’do të gëzojë i fejuari” Historia e përndjekjes te Myslym Shyri, si i rrinte poshtë ballkonit

“Je gruaja ime, s’do të gëzojë i fejuari” Historia e përndjekjes te Myslym Shyri, si i rrinte poshtë ballkonit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

nga Fast News
19:48 | 07/11/2025
0

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

nga Fast News
14:12 | 07/11/2025
0

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

Nga falja e borxheve te marrëveshjet 3-vjeçare me shtetin, Rama shpjegon si do të zbatohet “Paqja Fiskale”

nga Fast News
14:07 | 07/11/2025
0

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

Deri më 2014 do falen 525 mln euro borxhe në Tatime dhe Dogana; Kategoritë që përfitojnë

nga Fast News
09:35 | 07/11/2025
0

Recent News

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

Balluku takohet në Athinë me Sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme

19:48 | 07/11/2025
200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

200 mln euro dëm në arbitrazh, ja kompanitë që do t’i marrin lekët shtetit

14:12 | 07/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar