• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

COVID 19/ OBSH bën paralajmërimin e fortë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
OBSH bën paralajmërimin e fortë për të gjithë ata që e kanë kaluar koronavirusin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi se “asnjë vend nuk mund të pretendojë se pandemia ka marrë fund”. Duke folur të hënën para gazetarëve gjatë një konferencë virtuale nga selia e agjencisë në Gjenevë, doktor Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendet duhet të jenë serioze në lidhje me masat që po marrin për të ndalur përhapjen e virusit dhe shpëtimin e jetëve nëse mendojnë të rihapin ekonomitë dhe aktivitetet e përditshme përballë COVID- 19.

“Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”, tha zoti Tedros. “Hapja pa pasur situatën nën kontroll është recetë për katastrofë”, shtoi ai.





Doktor Tedros ofroi “katër masa thelbësore” që duhet të kenë parasysh të gjitha vendet, qytetet dhe individët për të vënë nën kontroll virusin. Ato përfshijnë parandalimin e grumbullimeve të mëdha në stadiume e klube nate, zbatimin e një programi rigoroz testimi, gjurmimin e kontakteve dhe izolimin. Ai tha se vendet duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur kategorinë e njerëzve që janë më të rrezikuan nga virusi, përfshirë të moshuarit, njerëzitit me probleme ekzistuese shëndetësore si dhe punonjësit e shërbimeve jetike, të cilët siç tha ai, do të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve dhe lehtësimin e barrës në sistemet shëndetësore. Zoti Tedros u bëri gjithashtu thirrje njerëzve të vendosin maska, të ruajnë distancën fizike e të lajnë shpesh duart.

Agjencia globale për shëndetin bëri thirrje për kujdes lidhur me garën për të prodhuar një vaksinë të padëmshme dhe efektive kundër COVID-19 si përgjigje ndaj pohimeve të doktor Stephen Hahn, kreu i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, se kjo agjenci do të konsideronte dhënien e autorizimit për përdorim emergjent të një vaksine, para se të përfundojnë të gjitha fazat e provave klinike tek njeriu.

Doktoreshë Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se lëshimi i një autorizimi të tillë “duhet të bëhet me seriozitet e reflektim të madh. Nuk është diçka që mund ta bësh me lehtësi”, tha ajo.

Doktor Mike Ryan, drejtor i agjencisë së Programit të Emergjencave Shëndetësore, tha se politika e çdo vendi mbi vaksinat “duhet të drejtohet nga standardi më i lartë etik i mundshëm”.

Ndërkohë sipas gjetjeve të një sondazhi të ri të Forumit Ekonomik Botëror, kryer nga firma Ipsos rreth 74 për qind e të rriturve në mbarë botën thanë se ishin të ishin të gatshëm të bënin vaksinën kundër koronavirusit, nëse ajo do të ishte e disponueshme.

Nga 20 mijë vetë të anketuar në 27 vende, Kina ishte vendi më entuziast rreth vaksinës, me 97 për qind mbështetje, ndërsa në Rusi popullata ishte më pak entuziaste, vetëm 54 për qind shprehën gatishmëri për t’u vaksinuar. Nga të anketuarit në Shtetet e Bashkuara, që kryeson botën me më shumë se 6 milionë raste të konfirmuara me COVID-19 dhe mbi 183 mijë vdekje, rreth 67 për qind thanë se do ta bënin vaksinën.

Megjithëse shkalla e infeksioneve të reja në disa shtete është stabilizuar apo ka rënë mesatarisht, disa shtete të tjera si Indiana, Ajova, Kansasi, Miçigani, Minesota, Mizuri, Nebraska, Ohajo, Dakota e Veriut dhe ajo e Jugut kanë raportuar rritje alarmante të infeksioneve të reja në ditët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë numri i infeksioneve me koronavirusit në të gjithë botën ka arritur në mbi 25.5 milionë ndërsa ai i vdekjeve në mbi 851 mijë, sipas të dhënave të universitetit Johns Hopkins./VOA

Pas

Rama paralajmëron deputetët: Jepni gjithçka duhet çdo ditë ose në të kundërt…

Para

Rikthehet Kejvina, ja ku do ta shohim së shpejti

Para
“A pranon 10 mijë euro për një natë?”, Kejvina Kthjella tregon se çfarë fshihet pas atyre bisedave

Rikthehet Kejvina, ja ku do ta shohim së shpejti

Të Gjitha

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

nga Fast News
08:30 | 06/08/2025
0

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

Lideri duhet t’i ketë këto cilësi

nga Fast News
08:00 | 06/08/2025
0

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Recent News

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

09:00 | 06/08/2025
Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

Risi nga EasyPay, më afër klientëve, më larg kufizimeve!

08:30 | 06/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar