• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Besa nuk u paragjykua, por thjeshtë nuk ishte për atë punë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Besa nuk u paragjykua, por thjeshtë nuk ishte për atë punë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Kikia

Besa Shahini nuk preferoi të ikë në heshtje. Ajo ngacmoi një arsye si arsye, por që nuk mund të jetë arsye. Ajo tha se iku pasi ndjehej e paragjykuar si kosovare(për shkak të gjuhës, dialektit). Në fakt në Shqipëri të paragjykojnë për gjithëçka. Edhe Nënë Terezën tua sjellësh sërish të gjallë, do tia gjejnë ndonjë kleçkë jo vetëm gjuhe, por edhe morali po deshe. Por ky nuk është shkak të ikësh nga vendi.





Megjithatë, Besa nuk u paragjykua si kosovare, edhe pse ushtria e facebook-isteve mund të kenë patur vërejtje. Padyshim që nuk është mirëpritur në brigadën qeveritare të Ramës, ashtu siç nuk do të mirëpritesha edhe unë, pasi në parti funksionin parimi që postet i merr ai që jep më shumë kontribut. Dhe në këtë drejtim, Besa dhe Gent Cakaj erdhën me lugë në brez, në një sofër të shtruar e të mbushur plot.

Në këtë këndvështrim ata që përpiqen të gjejnë arsye tek arsyeja më e paarsyeshme e kanë kot. Besa nuk është paragjykuar. Por ajo, po, mund të gjykohet. Mund të gjykohet për pamundësinë për të bërë detyrën e ministres së arsimit. Ajo mund të jetë një grua e formuar mirë, nëpunëse e ndershme e korrekte, por s’kishte lidhje me një fushë kaq shumë të rëndësishme.

Kur mësova mbi eksperimentin “nacionalist” të Ramës mendova se tashmë Besa do të ketë për mision unifikimin e programeve mësimore, pasi mendoj se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të ndodhë ju kur të hiqet trau në Morinë, por kur të bashkohet arsimi, kultura, ekonomia, e në fund edhe qeverisja.

Besa u ul në një karrige ku 100 vjet më parë ka qenë ulur Marash Ivanaj, një mendje madhështore që hodhi bazat e arsimit, të cilit ne sot spo lëmë gjë pa bërë për tia shkulur ato themele. Arismi në Shqipëri nuk kishte nevojë për një “bojaxhi”, por për një “inxhinier” të fortë, që të mos projektojë lyerjen e shkollave, por të shtrojë një rrugë ku shkolla të ecë për dekadat e ardhëshme.

Sepse arsimi ynë ka degraduar.

Cilësia e mësimdhënies është mjerim, dhe prindërit kërkojnë ende mësuesit e ”komunizmit” në shkolla për tua besuar fëmijët.
Një sistem arsimor që ka zhbërë Skencat e Natyrës, deri në atë farë feje, sa për të studiuar Psikologji duhej të fitojë pikët e konkursit, ndërsa për Fizikë e Matemakikë, mjafton të shkruaje emrin, sepse auditoret ishin bosh.

Është një qark i mbyllur; “mësues të dobët – nxënës të dobët-studentë të dobët – dhe sërish mësues të dobët”.

Duhet një mendje revolucionare(nuk dihet kur apo nëse do ta gjejmë) që të mendojë për sot e 50 vjetët e ardhëshme dhe jo për sot deri në zgjedhjet e ardhëshme. Dhe Besa nuk kishte lidhje me këtë punë. Dhe jo sepse është nga Kosova.
Problemi është i Ramës, që ministrinë më të rëndësishme konsideron atë që jep PPP-të e rrugëve dhe jo atë që menaxhon arsimin.

 

Pas

Motrat janë shumë të dashura, kush mund të jetojë pa to? Lexoni këto thënie, dhe nxitoni t’ia thoni motrës tuaj

Para

Vaksina e virusit, Presidenti Trump jep lajmin e madh

Para
Vaksina e virusit, Presidenti Trump jep lajmin e madh

Vaksina e virusit, Presidenti Trump jep lajmin e madh

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar