• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Akuzohen se e vranë për nder/ Babai dhe vëllai i Eglantina Bucit dalin në gjyq, të qetë dhe duke biseduar me policët (FOTO)

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Akuzohen se e vranë për nder/ Babai dhe vëllai i Eglantina Bucit dalin në gjyq, të qetë dhe duke biseduar me policët (FOTO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për babë e bir Faik dhe Shkëlzen Buci, që akuzohen për organizimin e vrasjes së bijës dhe motrës Eglantina Buci, krim ky i ndodhur në vitin 2012.

Shkëlzen Buci ndodhet në burg për një tjetër krim, ndërkohë që edhe Faik Buci do të qëndrojë në burg.





Ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në krimin e rëndë, ndërsa avokati i dy të akuzuarve, tha se provat e paraqitura nga Prokuroria janë të errëta.

Sipas avokatit, të akuzuarit nuk kanë patur raporte normale me viktimën, pasi ajo ka qenë e fejuar dhe jetonte në një tjetër banesë.

“Eglantina nuk ka pasur kontakte me Faikun, nuk banonte në shtëpinë e tij. Kontaktin e fundit me viktimën, Faiku e ka pasur në 2009”, u shpreh avokati.

Ndërkohë për ngjarjen e rëndë raportohen të tjera detaje. Mediat kanë publikuar dëshminë e një personi, që vlerësohet si kyç, në zbardhjen e plotë të krimit.

Identiteti i tij nuk bëhet i ditur publikisht, por ai ka treguar me hollësi si ka ndodhur ngjarja.

“Unë jam mik me Shkëlzen Bucin, për shkak të miqësisë me të jam njohur me babain dhe motrën e tij. Shkëlzeni më ka treguar se motra ishte larguar nga banesa me fqinjin e tyre, pa miratimin e familjes dhe kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga familja. Ata më kërkuan të kisha lidhje intime me Eglantinën pasi nuk po e gjenin dot. Në një moment e takova dhe në këtë moment Shkëlzeni u afrua me të motrën për pajtim siç më tha.

Ndodhi një takim në afërsi të Kafes së Rremës, u takua me babain, vëllain, xhaxhain. Bashkë me të ishte dhe i dashuri. Është pirë një kafe pajtimi. Faik Buci i kërko i të fejoheshin zyrtarisht dhe të kishin marrëdhënie familjare.

Shkëlzenit i kisha dhënë një makinë Golf 2, ia kisha dhënë unë në përdorim. Një ditë më merr në makinë mua dhe motrën e tij. Shkëlzeni i tha po të dërgoj të pimë një kafe. Kur devijuam për nga Mali me Gropa ajo e kuptoi dhe filloi të qante i tha do martohen me këdo person që doni ju vetëm mos më bëj asgjë të keqe. Ai nuk foli. Kur arritëm tek vendi që e vrau e nxori me forcë nga makina, ajo qante. Ai e qëlloi me një plumb në fytyrë, pastaj edhe disa të tjera. Unë shtanga e kam mbajt brenda vetes këtë barrë se ajo bërtiti dhe kërkonte ndihmë.

Pasi e vrau motrën telefonoi të atin dhe i tha: Puna u krye!

Kur e mori vesh që isha unë me të në makinë Faiku kërkoi të më takonte. Më kërcënoi, më tha që do të hakmerren me mua nëse flas. Tani unë jam në burg dhe nuk mund ta mbaja këtë peshë”, rrëfeu ai.

Më herët në dëshminë e tij, Faik Buci pretendon se e bija është gjallë por është trafikuar.

Pas

Shpërndanin k*nabis nëpër Tiranë/ Arrestohen 2 të rinjtë, në kërkim organizatori

Para

Virologu gjerman bën deklaratën e fortë: Ja deri kur do bashkëjetojmë me COVID19

Para
Virologu gjerman bën deklaratën e fortë: Ja deri kur do bashkëjetojmë me COVID19

Virologu gjerman bën deklaratën e fortë: Ja deri kur do bashkëjetojmë me COVID19

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

nga Fast News
11:47 | 27/08/2025
0

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

nga Fast News
11:38 | 27/08/2025
0

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

nga Fast News
11:36 | 27/08/2025
0

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

Të gjithë e nisin nga zero, 5 mënyra për të filluar

nga Fast News
11:33 | 27/08/2025
0

Recent News

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

Sigurimi vullnetar, ISSH tregon kush përfiton dhe kush përjashtohet

11:47 | 27/08/2025
Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

Rikthehet gjuetia, hiqet moratoriumi mbi 10-vjeçar

11:38 | 27/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar