Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin e njohur: Spiuni më jetëgjatë i Sigurimit, mbante pseudonimin ‘Dragoi’

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Agron Tufa publikon dokumentin për shkrimtarin e njohur: Spiuni më jetëgjatë i Sigurimit, mbante pseudonimin ‘Dragoi’
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shkrimtari Agron Tufa ka ndezur sërish polemika.

Së fundmi ai ka vendosur të tregojë një tjetër emër të njohur, që sipas tij ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit në periudhën e komunizmit.

Bëhet fjalë për shkrimtarin Nasho Jorgaqi, ku Tufa ka publikuar dhe një dokument të kohës.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ish-drejtori  i  Institutit për studimin e krimeve dhe pasojat e komunizmit, Tufa shkruan se Jorgaqi njihej me pseudonimin “dragoi”, duke e cilësuar si spiunin më jetëgjatë të Sigurimit të shtetit komunist.

Ai shton se Jorgaqi  sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Postimi i plotë i Agron Tufës:

Nasho Jorgaqi spiuni i sigurimit të shtetit me pseudonimin “Dragoi”

Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “Nata”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit, Kadri Hazbiut , Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH.

Me veprën e tij ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës.

Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”.

Dhe diçka: ti qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një orl, thjesht orl, që ushqehet me kërma e coftina.

P.S: Rezervoj, pas kësaj një neveri, që do ta afishoj publikisht për ata miq me dy fytyra që i qasen, bashkëpunojnë dhe dalin foto me këtë varrmihës të kulturës.

Pas

Merret vendimi: Ja kur do të hapen kafenetë, restorantet dhe pishinat në ambientet e mbyllura (DATA)

Para

‘Do shkurtohet koha e pritjes” Ambasada shqiptare në Athinë jep lajmin e mirë për të gjithë emigrantët

Para
‘Do shkurtohet koha e pritjes” Ambasada shqiptare në Athinë jep lajmin e mirë për të gjithë emigrantët

‘Do shkurtohet koha e pritjes” Ambasada shqiptare në Athinë jep lajmin e mirë për të gjithë emigrantët

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

nga Fast News
14:46 | 15/03/2026
0

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

nga Fast News
13:38 | 15/03/2026
0

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

Ekonomia e pamjes, shqiptarët ikin nga ndërhyrjet ekstreme, shkojnë drejt natyrales

nga Fast News
13:35 | 15/03/2026
0

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

Mungesa e gjumit ju çon në shtim të peshës

14:46 | 15/03/2026
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ja çfarë do të bëjmë

13:38 | 15/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora