• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

A po bëhet COVID19 më vdekjeprurës? Ja çfarë thotë ky studim i fundit i ekspertëve britanikë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Bota
0
A po bëhet COVID19 më vdekjeprurës? Ja çfarë thotë ky studim i fundit i ekspertëve britanikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Prej më shumë se 10 muajsh bota gjendet e pushtuar nga pandemia COVID19.

Edhe pse ka kaluar një farë kohe që nga shpërthimi i virusit, tashmë po bëhet e qartë se në krahasim  me fillimin, tani njerëzit kanë më pak gjasa të vdesin nëse infektohen.

Por nga ana tjetër, arsyet se përse ndodh kjo janë ende të paqarta.

Sipas një mjeku britanik koronavirusi sa vjen e po bëhet “më pak i zemëruar”, ndërsa një konsulent i sëmundjeve infektive në Universitetin Kombëtar të Singaporit pohoi se një version i ndryshuar i coronavirusit, D614G, po e bën sëmundjen më pak vdekjeprurëse

Në Angli, përqindja e njerëzve të infektuar nga koronavirusi të cilët më pas ndërruan jetë, ishte më e ulët në fillim të gushtit sesa ishte në fund të qershorit. Gjatë periudhës, kjo shkallë e fatalitetit të infeksionit (IFR) ra me ndërmjet 55 dhe 80 përqind, varësisht nga grupi i të dhënave që përdoren, thonë Jason Oke në Universitetin e Oksfordit dhe kolegët e tij.

“Kjo nuk duket të jetë e njëjta sëmundje, ose aq vdekjeprurëse sa ishte më herët kur pamë një numër të madh njerëzish që vdisnin,” thotë ai. Për shembull, java që fillon më 17 gusht pa 95 njerëz të vdekur dhe pak më shumë se 7000 raste në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Në javën e parë të prillit, 7164 vdiqën dhe gati 40,000 rezultuan pozitivë.

Pjesëtimi i vdekjeve me rastet jep një shkallë fataliteti të papërpunuar prej rreth 1 përqind në gusht, krahasuar me gati 18 përqind në prill. Këto shifra nuk përfaqësojnë IFR-të e vërteta në këto kohë – sepse vdekjet mbeten prapa infeksioneve për disa javë dhe sepse regjimet e testimit kanë ndryshuar me kalimin e kohës – por ato janë tregues i një ndryshimi në IFR. Oke dhe kolegët e tij përdorën një metodë më të sofistikuar për të vlerësuar ndryshimin në IFR.

Situata nuk është unike për Anglinë dhe pjesën tjetër të Mbretërisë së Bashkuar, thotë Oke, i cili ka gjetur të njëjtën tendencë të përsëritur në të gjithë Evropën.

Pse po ndodh kjo, nuk është e qartë. Sipas të dhënave për Anglinë, një pjesë më e madhe e të rinjve po infektohen sesa po ndodhte rreth pikut të parë të rasteve në Prill, me normat e rasteve për 10 deri 16 Gusht, më të lartat midis 15 dhe 44 vjeçarëve, njofton bota.al.

Covid-19 dihet që është më pak i rrezikshëm sa më i ri të jesh, kështu që ndryshimi demografik i atyre që infektohen mund të jetë një arsye e besueshme që sëmundja aktualisht duket më pak vdekjeprurëse. Megjithatë Oke nuk mendon se ndryshimi në shpërndarjen e moshës është i mjaftueshëm për të shpjeguar atë që po ndodh. Ka akoma shumë të moshuar që testojnë pozitivë, thotë ai.

Disa studiues i thanë “Neë Scientist” se shpjegimi tjetër kryesor i mundshëm është që rastet po trajtohen në mënyrë më efektive në spitale. Shpjegime të tjera të mundshme përfshijnë një natyrë stinore të sëmundjes si me gripin, ose që edhe pse më shumë njerëz po testohen pozitivë, shumë nga ato raste kanë nivele relativisht të ulëta të virusit, sepse njerëzit po ndjekin udhëzimet e distancimit social. Asnjëra nga idetë nuk është provuar ende.

Nuk dihet gjithashtu nëse një variant i coronavirusit, i njohur si D614G, shpjegon pse covid-19 po bëhet më pak vdekjeprurës. Paul Tambyah në Universitetin Kombëtar të Singaporit i tha Reuters se rritja e mutacionit D614G kishte përkuar me uljen e nivelit të vdekjeve në disa vende, duke sugjeruar se mund të ishte “më infektues, por më pak vdekjeprurës”.

Kërkime të tjera nuk pajtohen, duke arritur në përfundimin se ndërsa D614G mund të jetë më ngjitës, nuk ka prova se është më pak vdekjeprurës. Një studim i udhëhequr nga Erik Volz në Imperial College London, botuar këtë muaj por ende jo i rishikuar nga kolegët, shqyrtoi gjenomën e mostrave të virusit të marra nga 19,000 pacientë në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me faktin nëse ata kishin vdekur nga covid-19.

“Ne nuk shohim rrezik të zvogëluar të vdekjeve për shkak të variantit D614G”, thotë Volz. Ai shton se moskontrolli për moshën e pacientëve në modelim mund të çojë në një “përfundim të rremë” se mutacioni “ka rezultate më pak të rënda”.

Pas

“Po qaj si fëmijë” Ish-presidenti Nishani në zi, humb njeriun e shtrenjtë dhe përlot me dedikimin

Para

Çfarë ndodhi natën në Tiranë? Shoferët kapen të dehur dhe me shpejtësi ‘skëterrë’, dalin pamjet me VIDEO

Para
Çfarë ndodhi natën në Tiranë? Shoferët kapen të dehur dhe me shpejtësi ‘skëterrë’, dalin pamjet me VIDEO

Çfarë ndodhi natën në Tiranë? Shoferët kapen të dehur dhe me shpejtësi ‘skëterrë’, dalin pamjet me VIDEO

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

nga Fast News
09:00 | 18/09/2025
0

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

nga Fast News
08:30 | 18/09/2025
0

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

Pse jeni gjithnjë me vonesë?

nga Fast News
08:00 | 18/09/2025
0

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

OBSH: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapo-diplomuar

nga Fast News
07:30 | 18/09/2025
0

Recent News

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

Skemë e re mashtrimi, AKSK paralajmëron qytetarët: Ja nga se të keni kujdes

09:00 | 18/09/2025
Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

Në qilim të kuq dhe pa asnjë dokument, Dubai prezanton tunelin inteligjent për kontrollin e pasaportave në aeroport

08:30 | 18/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar