Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbardhet dëshmia e rëndë/ Flet 17-vjeçarja e shfrytëzuar: Ç’ndodhte në hotelin ku më mbyllën

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
Zbardhet dëshmia e rëndë/ Flet 17-vjeçarja e shfrytëzuar: Ç’ndodhte në hotelin ku më mbyllën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Më kërcënuan se do të më vrisnin vëllanë 5 vjeç dhe nënën nëse nuk do të punoja për ta. Nga frika u detyrova të prostituoja”, ky është rrëfimi që një vajzë 17-vjeçare ka bërë para oficerëve të Policisë së Tiranës.policia tirane

Pas shumë përpjekjesh, adoleshentja arriti ta mposhtë frikën dhe të denoncojë tutorët e saj, një çift të rinjsh, të cilët u arrestuan nga Policia.

Vajza 17-vjeçare ka treguar në Polici se shtetasi Gerald Mali (Stamolla) dhe bashkëjetuesja e tij, Evisa Mema, e kërcënonin dhe ushtronin dhunë ndaj saj duke e detyruar që të ushtronte prostitucion.

Për të provuar dhunën e ushtruar ndaj saj, adoleshentja ka treguar edhe shenjat në vende të ndryshme të trupit, që janë fotografuar dhe është bërë këqyrja mjekoligjore.

“Më dërguan në një hotel tek ish-Shkolla e Bashkuar dhe për disa ditë me radhë kam qëndruar aty duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me klientët që i sillnin ata të dy”, ka treguar 17-vjeçarja, duke u shprehur se ajo vetë nuk merrte para nga “puna” që bënte, përveç ndonjë pakete cigaresh apo diçka për të ngrënë, vetëm një herë në ditë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

DESHMIA

Sipas dëshmisë që ka dhënë në Policinë e Tiranës 17- vjeçarja e shfrytëzuar, mësohet se çifti i tutorëve, pas hotelit tek ish-Shkolla e Bashkuar, e kanë dërguar në një tjetër hotel te zona e “Freskut”, ku ka qëndruar edhe 5 ditë, sërish duke kryer të njëjtën “punë”.

“Nuk mund të duroja dot më në atë gjendje dhe vendosa t’i shkruaja një shoku. Këtë e bëra që të mashtroja Geraldin dhe Evisën e të ikja prej tyre”, ka treguar e dëmtuara.

Sipas dëshmisë që ndodhet në dosjen e Prokurorisë, vajza shpjegon se duke menduar se po shkonte për të “punuar”, çifti i dyshuar e lejuan të largohej, por pak orë më vonë i shkuan në shtëpi dhe i morën vëllanë e mitur, duke e kërcënuar që të kthehej sërish tek ata.

“Iu kërkova vetëm pak minuta kohë sa të vishesha dhe të bëja tualet. Kur ata po prisnin jashtë shtëpisë, unë dola nga dera e pasme dhe shkova në Polici, ku i denoncova”, tregon 17-vjeçarja.

Në kohën që ajo ndodhej duke bërë kallëzim në Polici, dy të dyshuarit kanë telefonuar nënën e saj duke e kërcënuar se do të punonte ajo në vend të vajzës për të shlyer pagesën e hotelit.

TE ARRESTUARIT

Çifti i dyshuar i tutorëve, Gerald Mali (Stamolla) dhe Evisa Mema u arrestuan nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe dje dolën para Gjykatës për caktimin e masës së sigurisë. Burimet nga salla e gjyqit thanë se gjatë seancës ata e kanë kundërshtuar akuzën e ngritur ndaj tyre, megjithatë ndaj 31-vjeçarit Gerald Mali dhe 27-vjeçares Evisa Mema u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Pas

Jam marangoz dhe invalid”/ Italia kërkon ekstradimin e ‘xhaxhait’, ambasadorit të Ndrangheta-s në Shqipëri

Para

Viti i ri shkollor/ Shahini: Qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit

Para
Viti i ri shkollor/ Shahini: Qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit

Viti i ri shkollor/ Shahini: Qëllimi kryesor është ruajtja e shëndetit

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

nga Fast News
13:30 | 04/04/2026
0

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

nga Fast News
13:11 | 04/04/2026
0

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

nga Fast News
13:00 | 04/04/2026
0

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

nga Fast News
12:10 | 04/04/2026
0

Recent News

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

13:30 | 04/04/2026
Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

13:11 | 04/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora