• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

U nda nga jeta i ri/ Meta kujton ish-futbollistin e kombëtares: Iku në kulmin e formës sportive

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
U nda nga jeta i ri/ Meta kujton ish-futbollistin e kombëtares: Iku në kulmin e formës sportive
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare Lefter Millon.

Teksa shkruan nje mësazh me fjalë mjaft të ndjera, Kreu i Shtetit shprehet se edhe pse Millo u nda nga jeta në kulmin e formës sportive, ai ka lënë gjurmë të thella e të paharruar në historinë e futbollit shqiptar.





Sot Lefter Millo do të festonte 54 vjetorin e lindjes së tij.

MESAZHI I PLOTE I PRESIDENTIT ILIR META

Si sot, 54 vite më parë, në Derviçanin e dashur, lindi një nga ikonat e futbollit shqiptar, mesfushori energjik i Luftëtarit, Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Lefter Millo, të cilin përherë do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje.

I pagëzuar nga tifozët e dashamirësit me nofkën “Traktori”, për talentin dhe mjeshtërinë e rrallë në fushën e blertë, Lefter Millo, la gjurmë të thella e të paharruara në historinë e futbollit shqiptar, së bashku me shumë korifej të tjerë si Panajot Pano, Vasillaq Zëri, Arjan Xhumba e Arjan Bellai, të cilët edhe pse me kombësi greke, e nderuan me besnikëri dhe devocion fanelën Kuq e Zi dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer shembuj të jashtëzakonshëm për brezat e rinj e veçanërisht në simbole të bashkëjetesës së shkëlqyer ndëretnike në vendin tonë.

Futbolli ynë ka nevojë për modelin e vyer të Lefter Millos, i cili shkëlqeu edhe me ekipet më të mira të Greqisë, për shpirtin e tij të garës, dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, dhe jam i bindur se minoriteti grek do t’i japë sportit shqiptar të tjera talente dhe legjenda si ai.

U largua nga jeta aksidentalisht në kulmin e formës sportive, kur të gjithë prisnim të jepte maksimumin e tij, për të mbetur përgjithmonë në memorien tonë si fitimtari i dyluftimeve, i paepur, energjik dhe triumfues, për këdo që e adhuronte për karakterin dhe pasionin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë.

Lefter Millo është shembulli se si një fëmijë fshati vetëm falë pasionit, këmbënguljes dhe talentit mund të arrijë majat e suksesit.

Mezi pres të rikthehem në Derviçian për të nderuar këtë legjendë të futbollit Kuq e Zi.

Pas

Dyndje pushuesish Kosovë- Shqipëri/ Nami në fundjavë, i pamundur kontrolli për virusin

Para

“E dija që do vinte pandemia” Virologia e njohur i befason të gjithë: Askush nuk e besoi

Para
“E dija që do vinte pandemia” Virologia e njohur i befason të gjithë: Askush nuk e besoi

“E dija që do vinte pandemia” Virologia e njohur i befason të gjithë: Askush nuk e besoi

Të Gjitha

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

nga Fast News
10:00 | 29/07/2025
0

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

Qeveria po bën gati Strategjinë, ministrja Ibrahimaj: Zhvillimi i vendit edhe me IA

nga Fast News
09:30 | 29/07/2025
0

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë shtyhen edhe për 30 ditë

nga Fast News
08:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

10:30 | 29/07/2025
Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

Investimi në pronë në Shqipëri/ Sa kushton një apartament 120 metra katrorë, sipas zonës ku jeton

10:00 | 29/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar