• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Shqipëria nuk ka aktivizuar shërbime mjekësore të adoleshentët

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shqipëria nuk ka aktivizuar shërbime mjekësore të adoleshentët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshe nga shumë vende me nivel të njëjtë të zhvillimit ekonomik, Shqipëria ende nuk i ka zhvilluar shërbimet mjekësore për adoleshentët.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, vuri në dukje se Fondi për Popullsinë në Kombet e Bashkuara ndihmoi Ministrinë e Shëndetësisë në vitin 2015 për të vendosur standarde për shërbime shëndetësore ndaj të rinjve, të cilat u miratuan, por nuk u zbatuan.

Shqipëria vendosi të integrojë shërbimet mjekësore ndaj të rinjve në paketën themelore të shërbimeve në kujdesin parësor, i cili përcakton se të gjithë mjekët e familjes do të asistonin edhe adoleshentët. Standardet ndërkombëtare të ofrimit të shërbimeve kërkojnë nga vendet të sigurojnë konfidencialitet dhe ambiente të posaçme të veçanta për të rinjtë gjatë trajtimeve mjekësore.

Sipas Monitor, krijimi i këtyre kushteve është një shqetësim i veçantë në zonat rurale, ku aftësia për të ruajtur konfidencialitetin është e kufizuar. Qasja në shërbime për të rinjtë me aftësi të kufizuara është gjithashtu një çështje e rëndësishme, pasi aksesi i tyre në shërbimet shëndetësore është i dobët.

Disa trajnime po bëhen për përshkrimet e punës së mjekëve të familjes për t’i bërë ata më të përgjegjshëm për shërbimet ndaj të rinjve. Fondi i Popullsisë në OKB ka zhvilluar udhëzime për të rinjtë me aftësi të kufizuara në një nivel më të lartë sidomos në protokolle dhe udhëzime të plota për shëndetin seksual dhe atë riprodhues.

Që nga viti 2010, Shqipëria ka qenë plotësisht e pavarur nga mbështetja e jashtme e donatorëve për kontraceptivët, duke i siguruar ato 100% me fonde të brendshme.

Kontraceptivët janë në dispozicion falas për ata të moshës nën 18 vjeç, ndërsa për studentët e moshës 18-25 vjeç, një listë e përcaktuar e kontraceptivëve ofrohet falas nga Ministria përmes qendrave të kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimeve ambulatore në spitale dhe maternitetet.

Anketa e Shëndetit 2017-2018, raportoi se përqindja e grave të moshës 15–19 vjeç që kanë filluar lindjen e fëmijëve, ishte rritur në 3.5% nga 2.8% në 2008-2009. Përqindja e grave të reja që kanë filluar lindjen e fëmijëve rritet me moshën, nga pothuajse 1% në mesin e gra të moshës 15 deri në 7% midis grave të moshës 19 vjeç.

Përqindja e grave të reja që fillon lindjen e fëmijëve është pak më e lartë në zonat rurale, rreth 5%, krahasuar me 3% në zonat urbane. Adoleshentët që kanë lindur fëmijë në 90% të totalit janë me arsim fillor dhe vetëm 1% tek adoleshentët me arsim të mesëm./Montior/

Pas

Parashikimi i yjeve/ Kujdes, mos u fiksoni me personin e gabuar

Para

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në lumë një 68-vjeçar, zbulohet identiteti

Para
Elbasan/ Adoleshenti përndiqte të miturën- I ati i vajzës merr peng të riun dhe ushtron dhunë fizike

LAJM I FUNDIT/ Gjendet i pajetë në lumë një 68-vjeçar, zbulohet identiteti

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

nga Fast News
14:58 | 09/09/2025
0

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025
0

UMSH marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën e Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, ja mesazhet që u dhanë

14:49 | 09/09/2025
0

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

Në Tropojë, një nga projektet më të mëdha për energjinë e erës, ja kush e financon

nga Fast News
10:34 | 09/09/2025
0

Recent News

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

Rama paralajmëron ndërtuesit që abuzojnë: Listë e zezë dhe konfiskim objekti. Në sitë dhe zyrtarët

14:58 | 09/09/2025
Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

Del raporti: Cmimet rriten lehtë në gusht, ndikojnë kryesisht ushqimet

14:56 | 09/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar