• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

SHIFRAT/ Sot konfirmohen 119 raste të reja, shumë pak të shëruar

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
SHIFRAT/ Sot konfirmohen 119 raste të reja, shumë pak të shëruar
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë 24 orëve të fundit, dy persona humbën jetën  për shkak të koronavirusit në spitalet COVID vendin tonë.Ndërkohë, janë konfirmuar 119 raste të reja, por vetëm 22 persona janë shëruar.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 117 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa janë të shtruar edhe 12 të tjerë që janë shëruar nga virusi por duhet të marrin trajtimin për shkak të pasojave që u ka lënë COVID-19.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.





Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.

Mjekët e familjes në të gjithë vendin po vijojnë të monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID19, që janë të izoluar në banesë. Nëse kërkoni të lidheni me mjekun tuaj të familjes, Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.

I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga situata në të cilën ndodhemi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel edhe një herë qytetarëve  të rrisin  vigjilencën dhe të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:

Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën;

Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike;

Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distancës, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse edhe në ambientet e hapura.

Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.

Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e virusit.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127

Pas

E PAPRITUR/ Shtimi i rasteve, Italia rikthen masat e rrepta

Para

Gjesti human i policit në Kapshticë, i paguan hotelin dhe ushqimin çiftit me 2 fëmijë

Para
Gjesti human i policit në Kapshticë, i paguan hotelin dhe ushqimin çiftit me 2 fëmijë

Gjesti human i policit në Kapshticë, i paguan hotelin dhe ushqimin çiftit me 2 fëmijë

Të Gjitha

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

nga Fast News
14:23 | 02/08/2025
0

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

nga Fast News
13:02 | 02/08/2025
0

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

1 gushti, afati i “luftës së tarifave”, rezultatet dhe reagime

nga Fast News
12:58 | 02/08/2025
0

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

nga Fast News
10:00 | 02/08/2025
0

Recent News

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

Kur arti tejkalon kufijtë: nga Tirana në Bari e Podgoricë – një diplomë, tre shtete, një qëllim i përbashkët

14:23 | 02/08/2025
Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

Po ndërtohet rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti i Alpeve

13:02 | 02/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar