• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Shansi i fundit për maturantët, ja si të regjistroheni në universitete

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Shansi i fundit për maturantët, ja si të regjistroheni në universitete
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një urdhër është publikuar sot nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në të cilin bëhet me dije se do të lejohen aplikimet për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë aplikuar në asnjë prej degëve në universitetet publike deri më tani.

Aplikimet kanë nisur me datë 3 dhe do të pranohen deri më 10 gusht.

Kështu, do të ngarkohen me përgjegjësi të gjitha zyrat arsimore vendore, në mënyrë që  procesi të vijojë sa më mirë.

Në ditën e fundit të mbylljes së portalit për aplikimet e Formularin A2, dikasteri i Ministrisë së Arsimit vendosi të hapë ato sërish, për plotësimin e formularit A1/ A1Z, duke u dhënë një shans shumë të rinjve të konkurrojnë.

Kjo bëhet pasi pandemia e COVID-19 ka pasur ndikim jo vetëm në mbarëvajtjen e cunguar të shkollës dhe të provimeve, por veçanërisht te maturantët. Duke qenë se Formulari A1 plotësohet online nga çfarëdolloj ambienti ku ka akses interneti, jo të gjithë kanë arritur ta bëjnë këtë, veçanërisht ata të viteve të kaluara që e kanë më të vështirë të përshtaten.

QSHA-ja ka vendosur të mos e lërë pas dore këtë kategori, duke u dhënë mundësi të aplikojnë përgjatë gjithë kësaj jave. Tashmë kanë gjithë kohën në dispozicion për të aplikuar përmes e-albania për të vazhduar aplikimin pranë shkollës në portalin matura.akp.gov.al.

Ata që nuk kanë arritur të aplikojnë, në afatet e paracaktuara (qoftë maturantë të rinj apo të vjetër) mund ta adresohen fare mirë pranë shkollave ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar formularin që cakton provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje që duhet të jepen në sezonin e vjeshtës.

Në total ato janë katër: gjuhë e huaj, gjuhë shqipe e letërsi, matematikë dhe lënda me zgjedhje, e cila do të përzgjidhet sipas preferencave të maturantit nga listat e miratuara për secilin profil shkollor. Por në formular aplikuesi qarkon vetëm ato në të cilat ka rezultuar ngelës apo ato që nuk i ka dhënë si provime.

Kalimi me sukses i provimeve në sezonin e dytë i bën pjesë të garës për t’u futur në universitet maturantët e këtij viti që rezultuan mbetës në një ose disa provime, si dhe ata të viteve të shkuara që nuk kanë shlyer detyrimet me Maturën Shtetërore. Por këto kategori nuk do të konkurrojnë që në raundin e parë, por në të dytin dhe të tretin.

Konkretisht, bëhet fjalë për kuotat që do të deklarohen të lira në përfundim të raundit të parë. Rregulli vlen për të gjithë, dhe përfshin universitetet shtetërore dhe ato private.

Pas

Ekzekutimi i taksistit Abdulla Budlla, policia identifikon autorin

Para

“SPAK ka bërë një hetim që nuk ekziston” Avokati i Ylli Ndroqit del në konferencë: Do ankimojmë vendimin

Të Gjitha

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

nga Fast News
10:08 | 12/08/2025
0

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

nga Fast News
10:02 | 12/08/2025
0

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

Kërkesat e BE, bëhet gati ligji i ri për “Për Statutin e Shoqërisë Evropiane”

nga Fast News
09:56 | 12/08/2025
0

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

Zjarret përfshijnë vendin, 30 vatra aktive në territor

nga Fast News
09:42 | 12/08/2025
0

Recent News

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

“Zjarrvënia njësoj si vrasja në Kodin Penal”, Rama publikon pamjet e ndezjes së zjarrit dhe jep këtë mesazh

10:08 | 12/08/2025
Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

Zonat e prekura nga zjarret, gadishmëri për të garantuar furnizimin me energji në zonat e prekura

10:02 | 12/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar