• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Sapun i ngurtë apo i lëngshëm? Ja cila është zgjedhja më e mirë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Sapun i ngurtë apo i lëngshëm? Ja cila është zgjedhja më e mirë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duart duhen larë patjetër disa herë gjatë ditës për të shmangur sa më shumë ndotjen nga bakteret.

Në këtë mision të pastërtisë absolute, sapuni është elementi kryesor në përdorim.

Për shumë vite me rradhë, në dyqanet shqiptare kemi blerë sapun të thjeshtë kryesisht në formë drejtkëndore.

Kur vjen puna tek sapuni, pretendimet kanë qenë gjithnjë të ulta deri në momentin që në treg mbërriti sapuni i lëngshëm.

Ky i fundit nisi të prodhohej masivisht në vitin 1980.



Kjo hyrje e re u shoqërua me debate të shumta për avantazhet dhe disavantazhet e përdorimit të të dyja llojeve.

Bakteret

Që kur ka hyrë në treg, sapuni i lëngshëm është reklamuar si një anti-bakterial i fortë.

Duke qenë se njerëzit kanë përdorur kallëpë sapuni për shekuj me rradhë, duket se bakteret nuk kanë qenë pika më e fortë e tij.

Në vitin 1988, u krye një studim për të parë nëse bakteret që akumulohen tek kallëpi  i sapunit transferohen lehtësisht në lëkurë.

Konkluzioni ishte se bakteret tek sapuni i ngurtë nuk transferoheshin në lëkurë dhe sëmundjet nuk mund të përhapeshin me larjen e duarve.

Niveli i pehashit

Përkrahësit e sapunit të lëngshëm thonë se kallëpi ka një efekt përtharës për lëkurën.

Kjo ndodh sepse kallëpi i sapunit ka një nivel më të lartë pehashi, gjë që e than lëkurën, sidomos atë të ndjeshme.

Megjithatë, kohët e fundit, në treg mund të gjeni sapunë që përmbajnë glicerine, e cila sipas të dhënave të AgroWeb.org, është mjaft terapeutike për lëkurën.

Aroma

Disa njerëz janë alergjikë ndaj aromave dhe preferojnë sapunët neutralë.

Por, ndërkohë që është e vështirë të gjesh sapunë të lëngshëm pa aromë, kallëpë sapuni neutral gjen sa të duash.

Kur e çon sapunin dëm

Kur i lajmë duart me sapun, kallëpi fërkohet nëpër duar deri sa të krijohet shkuma e dëshiruar.

Me sapunin e lëngshëm, shumica e tij çohet dëm sepse nuk përcaktohet dot sasia e nevojshme për të krijuar shkumën e mjaftueshme.

Ushqyesit për lëkurën

Disa sapunë përmbajnë elementë shtesë aromatikë për zbutjen e mëtejshme të lëkurës.

Këto sapunë janë irritues për lëkura të ndjeshme, ndërkohë që disa sapunë të lëngshëm përmbajnë elementë më të butë.

Heqja e lëkurave të vdekura

Sapunët përmbajnë më shumë kokrriza që heqin lëkurat e vdekura, ndërsa lëngjet duhen kombinuar me një sfungjer që të krijojnë efektin e dëshiruar.

Po në përdorimet afatgjata, sapunët e lëngshëm bëjnë një punë më të mirë në zbardhjen e lëkurës.

Përbërësit bazë

Një kallëp sapuni përmban yndyrna shtazore dhe vajra bimorë.

Sapuni i lëngshëm, përgjithësisht është me bazë hidrokarburesh dhe përmban stabilizues kimikë të ndryshëm që në përdorim masiv mund të rrisë toksinat e përthithura në organizëm.

Sapuni i lëngshëm është më pak i preferuar nga njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj ambientit, sepse përveç plastikës mbështjellëse, këto produkte ndotin më shumë ambientin.

Nga ana tjetër, kallëpët e sapunit kushtojnë më pak se sapunët e lëngshëm.

Zgjedhja mes të dyjave qëndron në dorën dhe preferencat e konsumatorit.

AgroWeb.org ju rekomandon sapunët me baza bimore dhe tʼi lani duart sa më shpesh për të evituar sëmundjet.

Lexoni mirë etiketat e sapunëve që blini.

Sidoqofshin parametrat e këtyre dy alternativave, një gjë është e sigurt, kallëpit të sapunit nuk i ikën kurrë koha./AgroWeb.org

 

Pas

“Po ua plotësoj dëshirën” U bë i famshëm për deklaratën në Kuvend, deputeti nxjerr fotot në rini me kaçurrela

Para

COVID-19 pushton vendin/ 5 humbje jete dhe rekord rastesh të reja

Para
Pandemia/ Shifra alarmante, 6 humbje jete në 24 orë

COVID-19 pushton vendin/ 5 humbje jete dhe rekord rastesh të reja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Recent News

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

10:56 | 16/12/2025
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

10:54 | 16/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar